Panorama Sport (Albania)

“Gjymtohet” Lushnja, Canka e Mone të dëmtuar

Taullau: Nuk mund të gabojmë dy herë radhazi

- ALBAN ALUSHI

Nuk ka pushim për Lushnjën, ndonëse mëngjesi i të martës ka qenë traumatik prej tërmeteve. Lojtarët nuk i janë ndarë stërvitjes as dje, teksa kanë kryer seancën e radhës për transfertë­n me Shënkollin. Nis faza e dytë, ndaj të besuarit e Ilir Gjylës duan që të rifitojnë vendin e parë, që e humbën pas disfatës së pësuar në Fushë-Krujë. MUNGESAT

Lushnjarët po e mbyllin 2019-ën të gjymtuar. Kapiteni Fatjon Sefa është jashtë fushave prej dy muajsh dhe nuk dihet se kur mund të rikuperohe­t. Pas humbjes me Pogradecin u largua edhe sulmuesi Arbër Allkanjari, i cili vendosi që ta mbyllte këtu me futbollin e luajtur. Por nuk mjafton me kaq, pasi tashmë po stërviten të diferencua­r goleadori Mikel Canka dhe mesfushori Arbër Mone. Sulmuesi ka shfaqur një shqetësim muskulor, ndërsa lojtari i linjës së majtë me gjurin. Mes të këqijave, i vetmi lajm i mirë është rikthimi i Renato Dervishit. Mbrojtësi i djathtë e ka ezauruar skualifiki­min.

TAULLAU

Fundi i fazës së parë dhe fillimi i së dytës i rigjen lushnjarët sërish në transfertë. Pas Ilirisë, në fokus është Shënkolli. Ky 90-minutësh shihet si shans për të rikuperuar kreun e renditjes. Ledjan Taullau beson se kjo nuk do të vonojë, aq sa e quan të tepërt që të gabojnë dy herë radhazi. "Kemi zhgënjyer në Fushë-Krujë në ndeshjen me Ilirinë, por është vetëm një ndeshje. Tani punojmë për sfidën e radhës. Lushnja nuk mund të gabojë dy herë radhazi. Në Shënkoll kemi besim se do të rikthehemi te fitorja. Është një kundërshta­r që e njohim dhe që është prezantuar mjaft mirë në fazën e parë në Lushnjë. Ekipi përgatitet për të shprehur vlerat e veta më të mira. Kështu, mund të fitojmë këtë transfertë delikate", është shprehur mesfushori 33vjeçar i verdhejesh­ilëve për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania