Panorama Sport (Albania)

Çokiç: Gjeta tmerrin në Shqipëri

"Erdha në Lezhë me ide të qarta për të ngjitur ekipin, marrim 6 pikë në dy ndeshje radhazi"

- PRENG GJIKOLA

Dimitrie Çokiç ësh të i lumtur në Lezhë, e megjithatë ngjarjet e ditëve të fundit ia kanë prishur ndjeshëm edhe humorin. Serbi i ardhur gjatë verës te Besëlidhja ndihet i traumatizu­ar. Gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", mesfushori shtatlartë rrëfen se nuk e kishte marrë ende veten nga ajo që i ndodhi patriotit të tij Milan Gjorgjeviç, kur nisën edhe tërmetet. Por, këto përjetime nuk e pengojnë që të ketë pretendime madhore në këtë rrugëtim. Ai rrëfen se klubi ia ka bërë të qartë se kërkohet vetëm ngjitja dhe është i vendosur që bashkë me ekipin t'ia dalë.

DRAMA

"Këtu në Shqipëri, brenda

tri ditësh përjetova dy ngjarje të tmerrshme. Pa marrë veten nga korrenti që goditi Milanin në Shijak, nisën tërmetet pas mesnatës së të martës që goditën gjithë vendin dhe Lezhën. Ishte i dhunshëm. Falë Zotit të dyja këto ngjarje që përjetova u mbyllën pa viktima, e kam fjalën për ne futbollist­ët. Lëkundjet e tërmetit në banesën ku jetojmë ishin aq të forta, sa menduam se do të shembeshin dhe menjëherë dolëm jashtë, ashtu si i gjithë qyteti. Ishte e rëndë, por jemi qetësuar plotësisht. Duke u shprehur ngushëllim­et më të përzemërta familjarëv­e të viktimave, shpresoj se kjo do të mbyllet me kaq. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që bashkëkomb­ësi im Gjorgjeviç nuk pësoi gjë nga korrenti dhe tani gëzon shëndet të plotë. Duke lënë pas tmerret që përjetuam, tani dua të flas edhe për mundësitë e Besëlidhje­s për të ardhmen që mua më duken optimiste", u shpreh fillimisht mesfushori.

OBJEKTIVAT

Çokiç beson te ngjitja dhe paralajmër­on se dy ndeshjet e radhës do të sjellin 6 pikë. "Që kurë kam ardhur këtu, e kam marrë mesazhin e objektivav­e. Dhe që në ndeshjen e parë të cilën e fituam thellë, u binda plotësisht se kjo skuadër është e formatuar për atë mision. Ashtu siç ndodh rëndom në futboll, jo të gjitha varen nga këmbët e futbollist­ëve, ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, për shembull te ne më shumë ka ndikuar fati, por pa përjashtua­r edhe ndonjëherë gjykimin. Gjithsesi, ne duhet që forcat dhe mundësitë tona t'i vëmë 100% në dispozicio­n të lojës, gjë që shpërblehe­t. Në tri ndeshje kemi gabuar rëndë dhe ato gabime janë që sot jemi 6 pikë larg kreut, ndaj duhet të reflektojm­ë seriozisht në eliminimin e gabimeve. Ndonëse jemi 6 pikë larg kreut, që është edhe diferenca më e madhe në këtë sezon, ne me punë e përkushtim i kemi mundësitë t'i rikuperojm­ë ato. Duke nisur që nga ndeshja ndaj Korabit dhe më pas për të thyer Kastriotin në shtëpi, do rikthehemi", përfundoi serbi i Besëlidhje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania