Panorama Sport (Albania)

Tërmet apokalipti­k, 24 viktima dhe qindra të plagosur

6.4 ballë në Durrës e Thumanë, shkaktoi dëme katastrofi­ke

-

Tmerr, panik dhe bi lance tragjike. Sh qipëria u zgjua dje nën lëkundje të forta sizmike, që e kanë kaluar edhe tërmetin e fuqishëm të shtatorit. Mëngjesi i së martës ka qenë fatal për të paktën 24 persona që janë raportuar se kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me pasoja apokalipti­ke. Për këtë, qeveria e ka shpallur ditën e sotme, 27 nëntorin, si ditë zie kombëtare.

TËRMETI

Mbrëmja e së hënës, pas orës 22:00, ka pasur një lëkundje relativish­t të lehtë, e cila, për fat të keq, kishte qenë paralajmër­imi i parë i një serie lëkundjesh të mëtejme. Në orën 03:54 është regjistrua­r në vendin tonë një tërmet me magnitudë 6.4 me një intensitet deri në tetë ballë. Tërmet, i cili krahas forcës së madhe goditëse, zgjati për gati 30 sekonda, çka e bëri edhe fatal për zonën ku ishte epiqendra. Tërmeti ishte rreth 31 kilometra larg kryeqyteti­t dhe afro 10 të tilla nga qyteti i Durrësit. Më herët, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 dhe epiqendër detin Adriatik pati goditur vendin tonë ekzaktësis­ht në orën 02:47. Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilometra në veri të Durrësit dhe 33 në perëndim të Tiranës, i cili shkaktoi lëkundje që u ndien në të gjithë vendin. Mirëpo, ai tërmet i rëndë pak para orës katër të mëngjesit është shoqëruar nga disa tërmete si dhe shumë lëkundje të vogla sizmike.

PASOJAT

Pasojat e rënda kanë bërë që vendi sot të jetë në ditë zie kombëtare. Bëhet fjalë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, për të paktën 24 viktima, mbi 650 të plagosur dhe shumë objekte e banesa të shembura. Për fat të keq, grupet e punës në terren kanë konstatuar se mund të ketë ende banorë nën rrënoja. Thumana dhe Durrësi kanë pësuar edhe dëmtimet më të mëdha të ndërtesave, çka ka sjellë edhe numrin e viktimave. Por jo vetëm, sepse dje janë raportuar edhe raste të personave të trembur që kanë humbur jetën, pasi janë hedhur nga ndërtesa të larta. Situata emergjente në vend vazhdon, deri në momentin që do të ketë nxjerrje të të gjithë trupave të banorëve nga rrënojat dhe të nisë rehabiliti­mi i familjeve në vendstrehi­me.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania