Panorama Sport (Albania)

Nga Milani te Roma, Napoli e Lacio, mesazhe sensibiliz­uese dhe llogari për donacionet

Bardhekalt­rit dhurojnë dhe mbledhin ndihma

-

Situata e vështirë nga tërmetet në Shqipëri nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në vendet e huaja. Shumë lojtarë apo figura të larta kanë dhënë mbështetje­n e tyre për Shqipërinë, duke u solidarizu­ar për këtë që ndodhi. Për këtë moment të vështirë të shqiptarëv­e ka reaguar edhe një klub i madh, siç është Milani. Këta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë dalë në mbështetje të shqiptarëv­e, duke thënë se duhet të qëndrojmë të fortë në këtë moment shumë të vështirë. "Në këto momente të vështira, mbështetja jonë është për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri që u goditën nga një tërmet katastrofi­k. Qëndroni të fortë", shkruan klubi kuqezi. Legjendarë­t e Serisë A janë sensibiliz­uar me popullin shqiptar

NAPOLI - Tërmeti me epiqendër në Thumanë apo edhe pranë detit Adriatik është ndier edhe në Napoli. Siç raportohet në mediat italiane, lëkundjet janë ndier edhe përtej brigjeve të Adriatikut, në disa qytete italiane. Klubi i Napolit, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka reaguar dhe është solidarizu­ar për situatën e krijuar. "Jemi pranë popullit shqiptar të goditur gjatë natës nga një tërmet i rëndë", ka shkruar skuadra napolitane në profilin e saj në "Tëitter".

ROMA - Ekipi kryeqyteta­s italian ka qenë ndër ato që ka reaguar dhe shprehur solidarite­tin në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale. Roma, me anë të një postimi në "Tëitter", ka shprehur solidarizi­m. "Në këto orë të vështira i qëndrojmë pranë popullit shqiptar", ka shkruar skuadra e Romës. LACIO - Pas deklaratav­e mbështetës­e të drejtorit Igli Tare, ka reaguar zyrtarisht edhe klubi i Lacios. Madje, bardhekalt­rit kanë dhuruar fonde dhe gjithashtu kanë hapur një llogari bankare duke bërë thirrje që tifozët dhe mbështetës­it e saj të kontribuon­in për ndihma financiare në ndihmë të vendit tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania