Panorama Sport (Albania)

Duka: Dhimbja për ata që humbën jetën, UEFA propozime për ndihmë

-

Solidarizi­mi për Shqipërinë në ditën tragjike nuk ka munguar dhe ka qenë i gjithanshë­m nga bota e sportit, për bilancet e rënda ku disa persona humbën jetën, për shkak të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, shumë banesa u shkatërrua­n dhe pati disa dhjetëra të plagosur. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë dje me dije se ka marrë telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga presidenti i UEFAs, Aleksandër Ceferin, homologë të tij, trajneri Edi Reja, ish-trajnerët De Biazi e Panuçi dhe shumë figura të lidhura me futbollin. "Miqtë e FSHF-së dhe Shqipërisë solidarizo­hen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga presidenti i UEFAs, Aleksandër Ceferin, zv.presidenti Sandor Csanyi,

presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biazi, Panuçi, Reja e shumë miq të tjerë. Biseda vëllazëror­e lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, presidenti­n e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe presidenti­n e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidarite­tin dhe mbështetje­n e tyre. Mirënjohje!", ka shkruar dje Armand Duka pas mesditës, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit ka shprehur solidarite­tin e tij rreth situatës. "Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtëris­ht nga ky tërmet shkatërrim­tar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizo­hemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku!", ka shkruar Duka dje para mesditës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania