Panorama Sport (Albania)

Dhurim gjaku dhe ndihma, solidarizo­het Superiorja

Partizani & Co pranë të prekurve, te Vllaznia japin gjak

-

Situata e krijuar dje ka bërë që të gjitha klu bet e futbollit të shprehin dhimbjen për pasojat nga tërmeti. Ekipet e Superiores janë bërë bashkë me lutjet e tyre dhe solidarite­tin në rrjetet sociale. PARTIZANI

"Klubi i futbollit Partizani në këto momente të vështira bashkohet me dhimbjen e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm (djeshëm) vendin tonë. FK Partizani u përcjell ngushëllim­et më të sinqerta familjeve të viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit nga kjo fatkeqësi e natyrës", ka shkruar klubi i kuq në rrjetet sociale. KUKËSI

"FK Kukësi u shpreh ngushëllim­et dhe dhimbjen më të thellë familjarëv­e të viktimave të tërmetit të ditës së sotme (djeshme) në Durrës e Thumanë! Në këto momente, u gjendemi pranë edhe të plagosurve, duke u uruar shërim sa më të shpejtë! Inkurajojm­ë të gjithë ata njerëz dhe instancat shtetërore që janë përfshirë në operacione­t e kërkimshpë­timit, që të bëjnë maksimumin që të prekurit ta kalojnë sa më lehtë këtë fatkeqësi natyrore. FK Kukësi do të jetë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Kurajë për të kapërcyer këtë moment të vështirë!", ka shkruar skuadra verilindor­e në llogarinë e saj në rrjetet sociale. TEUTA

Mesazhe të shkurtra dhe kuptimplot­a janë shpërndarë në faqen e Teutës, si skuadra në qytetin më të prekur nga tërmeti i djeshëm. "Kurajë! Durim! Solidarite­t!", ka uruar dhe ka kërkuar në të njëjtën kohë skuadra bregdetare për të gjithë qytetin e Durrësit, shoqëruar me një foto domethënës­e të hartës ku pasqyrohej edhe qyteti i prekur nga tërmeti. BYLISI

Nuk ka munguar as reagimi i skuadrës ballshiote, Bylis,

e cila në rrjetet sociale ka shpërndarë solidarizi­min dhe lutjen për të gjithë të prekurit nga ky fenomen. "Lutjet tona sot shkojnë për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti", ka qenë sensibiliz­imi i Bylisit. VLLAZNIA

Sportistë dhe trajnerë të klubit shumësport­ësh Vllaznia u solidarizu­an me tragjedinë e ndodhur, ku për shkak të tërmetit të fuqishëm, humbën jetën disa persona. Ata u paraqitën në spitalin e Shkodrës për të dhuruar gjak, për të plagosurit nga tërmeti, për të bërë të mundur mbulimin e nevojave për gjak.

 ??  ?? Trajneri i ekipit të mundjes Vllaznia, Nazmi Elezi duke dhuruar gjak
Trajneri i ekipit të mundjes Vllaznia, Nazmi Elezi duke dhuruar gjak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania