Panorama Sport (Albania)

Real-Paris, paqe në “miqësore”

Dopietë e Karim Benzemasë, por Mbape dhe Sarabia ia prishin mbrëmjen spektakola­re

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mund të rezulton te një mbrëmje dramatike ajo e Madridit por u shndërrua në një miqësore luksi pas barazimit të Gallatasar­ajit me Klub Bryzhin. Barazim spektakola­r në "Bernabeu" me dopietën e Benzemasë dhe përmbysjen e Mbapesë dhe Sarabias. Në këtë mënyrë, PSG-ja dhe Reali i Madridit sigurojnë biletën për në fazën tjetër të Champions-it. SHKËLQEN BENZEMA

Vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, Reali i Madridit mësoi se u kualifikua për shkak të barazimit 1-1 të Bryzhit kundër Gallatasar­ajit. Ky rezultat u dha mundësinë të besuarve të Zidanit që të shpreheshi­n më mirë në fushën e lojës. Trajneri francez surprizon me formacioni­n duke lënë në stol Rodrigon dhe Bejlin për Iskon. Valverde ishte titullar në mesfushë në vend të Modriçit. Pjesa e parë është spektakola­re dhe me raste të pafundme, por më i sakti ishte Karim Benzema. Ai përfitoi nga një goditje e Iskos dhe i vetëm në zonë e dërgon në rrjetë. Mbape në anën tjetër provoi disa herë, por Kurtua e ndali. PSG pati një tjetër mundësi për të shënuar kur Ikardi u pengua nga Kurtua. Arbitri akordoi faull jashtë zone dhe karton të kuq për portierin, por pastaj e anulon vendimin për një faull kundër Marselos. Më parë Navas bëri mrekullinë në goditjen e Toni Krosit. Pjesa e dytë ishte thuajse e njëjta panoramë me të parën dhe Karim Benzema gjeti golin e dytë kur duheshin 10 minuta nga fundi i ndeshjes dhe

madrilenët menduan se e fituan këtë sfidë. Nuk ndodhi kështu... VETËM 2 MINUTA

PSG-ja nuk u dorëzua dhe me dy raste ia doli që të barazonte ndeshjen dhe të prishte mbrëmjen perfekte të Karim Benzemasë. Fillimisht Kilië

Mbape shkurton diferencën dhe përhap panik te madrilenët dhe pastaj Sarabia barazon shifrat. Atëherë kur nuk pritej, francezët reagojnë dhe e bënë akoma më të bukur mbrëmjen. Reali nuk u hakmor, por kjo sfidë ishte si një miqësore luksi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania