Panorama Sport (Albania)

Siti kualifikoh­et edhe duke luajtur shëmtuar

-

Me frenat ngritur, por objektivi i arritur. Mançester Siti ka prerë biletën për në turin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, ndonëse nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Shahtjorit në "Etihad". Siti vendosi të bëjë një pjesë të parë të qetë kundër ukrainasve, duke u bërë të rrezikshëm vetëm me një goditje me kokë të Nikolas Otamendit, e cila solli reagimin e mirë portierit. Por në fillim të pjesës së dytë, kampionët e Anglisë gjejnë avantazhin: një top i De Bryjnes për Gabriel Zhezusin në zonë përpunohet në mënyrë të shkëlqyer nga sulmuesi brazilian, i cili e shndërron në një rast për Gyndoanin, detyra e të cilit është vetëm të mos e gabojë. Por Manor Solomon, katër minuta pasi hyri nga stoli, kthen një krosim tokazi të Dodosë në minutën e 69-të, i cili gjen të papërgatit­ur mbrojtjen e "Qytetarëve", duke ekuilibrua­r shifrat. Rezultati nuk do të ndryshojë deri në vërshëllim­ën finale të arbitrit. Guardiola merr pikën që e kualifikon në 1/8-at, por i siguron edhe vendin e parë në Grupin C. Por buzëqesh edhe Shahtjori: sepse merr një pikë që i mban në vendin e dytë. Dhe tani djemtë e Luis Kastros e dinë se me një fitore në shtëpi ndaj Atalantës, ata do t'u bashkohen anglezëve në fazën e ardhshme. Festojnë edhe italianët, të cilët arritën fitoren e parë historike ndaj Dinamos së Zagrebit. Të Murielit 27' me penallti dhe Papu Gomezit në 47', golat e skuadrës së Gasperinit që rikthejnë shpresën e kualifikim­it. Me një fitore ndaj Shahtjorit dhe duke shpresuar te një fitore e Sitit ndaj Dinamos, atëherë ëndrra e Berat Gjimshitit (dje nuk u aktivizua) në Champions mund të vazhdojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania