Panorama Sport (Albania)

Anulohet derbi Erzeni-Partizani, pronarët e impiantit dhanë garanci për zhvillimin

Ora e vonë / Federata Europiane e Volejbolli­t shtyn derbin shqiptar për një datë të pacaktuar

-

Erzeni-Partizani duhet të luhej mbrëmjen e djeshme, në orën 19:00, në pallatin e sportit "Dhimitraq Goga" të Xhafzotajt (Shijak), takimi i kthimit, i vlefshëm për "Challenge Cup", në volejboll për meshkuj. Gjithsesi, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga ana e Federatës Europiane të Volejbolli­t (CEV), për shtyrjen e sfidës. Sigurisht që qeveria kontinenta­le e rrjetës nuk mund të dilte kundër rrymës, duke parë panikun me të cilin po përballet në 24 orët e fundit Shqipëria dhe shpalljes së ditës së zisë nga ana e qeverisë shqiptare. Prandaj, edhe nëse në disa raste thuhet se sporti kalon përtej tragjedive, në këtë rast nuk ishte vendi për të menduar për diçka të tillë, duke qenë se edhe gjendja psikologji­ke që kishte goditur jo vetëm volejbolli­stët e Erzenit e Partizanit, por edhe të stafeve teknike dhe gjithkujt tjetër, ka bërë që takimi të shtyhet. Të dyja palët sigurisht që kanë qenë dakord me këtë vendim të ardhur në orët e vona dhe në këtë mënyrë të gjithë do të kenë

mundësinë që t'u qëndrojnë më pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, për sa i përket zhvillimit të takimit, në orët e ardhshme Federata Europiane e Volejbolli­t do të mblidhet për të caktuar një datë të re.

GARANCI PËR LOJËN Ndonëse në Shqipëri kishin mbërritur edhe dy arbitrat kryesorë që

ishin përcaktuar për sfidën mes Erzenit dhe Partizanit, moldavi Veaceslav Prozorov dhe turku Tunçaj Kandemir, një vendim për shtyrjen e derbit shqiptar të rrjetës në volejboll, i vlefshëm për turin e dytë të kompeticio­nit europian, ka bërë që udhëtimi i tyre të shkojë dëm, por sigurisht që mirëkuptim­i ka qenë unanim, duke parë se edhe vetë arbitrat do jenë traumatizu­ar nga tërmeti, ose më saktë tërmetet e ditës së martë. Gjithsesi, ashtu sikurse e kërkonte edhe procedura teknike e ndeshjes, Partizani i drejtuar nga trajneri i mirënjohur, Ylli Tomorri, pavarësish­t situatës së panikut në vend, e kreu dje stërvitjen e fundit në parketin e "Dhimitraq Gogës", si një lloj përshtatje me fushën e lojës. Ndërkaq, vëzhguesi i Federatës Europiane të Volejbolli­t, Albens Vokopola, veç mbledhjes teknike me gjyqtarët dhe drejtuesit e ekipeve, ku siç e kërkon procedura dorëzohen listat e lojtarëve së bashku me pasaportat, i patën bërë verifikime­t e sallës për të parë pasojat që kishte lënë tërmeti i të martës, por prisnin vendimin final. Madje, gjatë inspektimi­t, pronarët e impiantit shijakas kishin dhënë garanci mbi strukturën ku pritet të zhvillohej sfida Erzeni-Partizani, por gjithsesi Federata Europiane e Volejbolli­t, afërsisht rreth orës 21:40 të mbrëmjes lajmëroi klubet se ndeshja do të shtyhej, në një datë të pacaktuar.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e vajtjes mes Partizanit dhe Erzenit
Çast nga ndeshja e vajtjes mes Partizanit dhe Erzenit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania