Panorama Sport (Albania)

Derbi shqiptar në Europë, Tomorri: Nuk luhej në ditë zie

Trajneri i të kuqve: Të gjithë të shokuar psikologji­kisht

- JETON STAMOLLA

Ndeshja e kthimit për Kupat e Eu ropës, konkretish­t për turneun "Challenge Cup", mes Erzenit dhe Partizanit (dueli i vajtjes në kryeqytet, dy javë më parë përfundoi 3-0 për shijakasit) përkoi fatkeqësis­ht me ditën e zisë që u shpall dje nga qeveria shqiptare, pas frikës, panikut dhe tragjedisë që solli tërmeti i mbrëmjes së djeshme. Duke parë të gjithë atmosferën negative që ka rrethuar shqiptarët, pas numrit të lartë të viktimave dhe të të plagosurve, pa llogaritur edhe dëmet materiale, në shumë qytete të vendit, ka bërë që sfida e pasdites së sotme në Shijak, e programuar për në orën 19:00, në pallatin e sportit, Dhimitraq Goga, pak kilometra nga epiqendra e tërmetit, të mos zhvillohet. Vendimi i orëve të vona, i ardhur nga Federata Europiane e Volejbolli­t, ka qenë edhe dëshira e skuadrës së Partizanit, ndonëse miqtë ishin stërvitur pasditen e djeshme në parketin e impiantit "Dhimitraq Goga". Situata psikologji­ke nuk ka qenë e duhura, siç mund të kuptohet, për të përgatitur një ndeshje të këtij niveli, duke parë mbi të gjitha situatën psikologji­ke alarmante në vend, e cila sigurisht që nuk të mënjanonte sportin, apo qoftë edhe derbin shqiptar në Europë të volejbolli­t, në rastin konkret.

Trajneri i skuadrës së Partizanit, në volejboll për meshkuj, Ylli Tomorri, i kontaktuar

FLET YLLI TOMORRI

nga "Panorama Sport", ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë në këto momente, ka shprehur shqetësimi­n e tij për gjendjen aktuale në vend, pas tërmetit të frikshëm dhe lëkundjeve të vazhdueshm­e, duke u sensibiliz­uar me situatën. Legjenda e pankinave shqiptare të sportit të rrjetës si dhe i kombëtares kuqezi, lidhur me vendimin lidhur me anulimin e sfidës përballë Erzenit, u shpreh i kënaqur me vendimin e marrë nga Federata Europiane e Volejbolli­t, pasi sipas tij, në mënyrë kategorikë nuk duhej të luhej: "Është një moment i vështirë për të gjithë shqiptarët, një fatkeqësi e cila na ka prekur jo vetëm ne, por një tragjedi europiane, duke parë edhe jehonën që ka bërë në të gjithë Europën ngjarja e fundit. Sigurisht që ne u stërvitëm pasditen e sotme (dje), në ambientet e pallatit të sportit 'Dhimitraq Goga', por siç e prisnim që me 99.99 për qind siguria ime ishte që ndeshje nuk do të luhej, jam po kaq i lumtur për vendimin e marrë nga CEV-i. Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe unë jam i tronditur, lojtarët e mi gjithashtu, ndaj në një situatë të tillë psikologji­ke nuk kishte absolutish­t arsye që të zbritej në parket. Do kishte qenë thjesht e pavend. Fundja, ndeshja do të niste me dëgjimin e himnit kombëtar, por si mund të luhet himni, ndërsa flamuri është në gjysmështi­zë, pas shpalljes së ditës së zisë. Gjithsesi, ne do të prisnim çdo vendim që mund të vinte nga Federata Europiane e Volejbolli­t, por siç ishte e drejtë, në këto momente paniku, ishte vendimi i duhur që ndeshja të mos luhej", u shpreh Ylli Tomori, të cilin e falënderoj­më për reagimin e bërë për "Panorama Sport".

 ??  ?? Ylli Tomori, trajneri i skuadrës së Partizanit, kampion i Shqiërisë në fuqi
Ylli Tomori, trajneri i skuadrës së Partizanit, kampion i Shqiërisë në fuqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania