Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i Levandovsk­i vë vë rekord rekord europian, europian, Dibala Dibala magjepsmag­jeps Juven dhe… Rihanën

Polaku shënon katër herë në 14 minuta në ferrin e Beogradit

-

Bajerni shpartallo­n serbët në Beograd me rezultatin e thellë 6-0, falë një super-Levandovsk­i që shënoi 4 herë në 14 minuta lojë duke u dhënë vendin e parë në grup gjermanëve të Hansi Flik që nuk njeh humbje në katër ndeshje me Bajernin. PJESA E PARË Bajerni e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar menjëherë me anë të Filipe Kutinjos që godet nga brenda zonës, por topi kaloi mbi traun e portës së portierit vendës. Në minutën e 14-të, Gorecka godet saktë me kokë pas një krosi të Kutinjos duke shënuar golin e parë për gjermanët. Vendësit u munduan të kundërpërg­jigjen, por mbrojtja gjermane është në lartësinë e duhur. Vetëm 2 minuta më pas është sërish Gorecka që ka mundësinë për të dyfishuar rezultatin pas një topi të kthyer nga mbrojtja serbe. Bajerni kontrollon ndeshjen duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e Kutinjos për të kërcënuar mbrojtjen vendëse. Në minutën e 39-të Vukanoviç për Crvena Zvezdën kishte mundësinë më të mirë për të shënuar golin e barazimit, por ai gabon në momentin e fundit duke shpërdorua­r një shans të artë. Bajerni dyfishon rezultatin në të 41' me anë të zakonshmit Robert Levandovsk­i që shmang portierin dhe u jep golin e sigurisë miqve nga Gjermania. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e bavarezëve. PJESA E DYTË Fraksioni i dytë i ndeshjes nis menjëherë me gol. Janë sërish gjermanët që me anë të Levandovsk­it gjejnë golin e qetësisë. Polaku nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur portierin vendës. Në minutën e 60-të, Toliso shërbeu bukur për Levandovsk­in që shënon golin e tretë dhe të dytin personal. Robert Levandovsk­i nuk di të ndalet dhe në të 64' kërcen mbi mbrojtjen duke shënuar golin e katërt për kampionët e Gjermanisë dhe të tretin personal. Ndeshja nuk ka më histori me bavarezët që hipotekojn­ë vendin e parë në Grupin B. Vetëm katër minuta më pas është sërish polaku që shënon golin e pestë për gjermanët me një goditje brenda zonës. Në minutat e fundit është Toliso ai që shënon golin e gjashtë duke i dhënë fund takimit.

 ??  ?? Levandovsk­i ka shënuar dje kundër Crvena Zvezdës 4 gola në 14.5 minuta. Rekord absolut...
Levandovsk­i ka shënuar dje kundër Crvena Zvezdës 4 gola në 14.5 minuta. Rekord absolut...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania