Panorama Sport (Albania)

Boldor: Nuk e mendojmë renditjen, tani radha të mposhtim Bylisin

-

Tri pikët ndaj Laçit i dhanë mundësinë Partizanit të shkëputet me katër pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi dhe njëkohësis­ht ndalën vrullin kurbinas i cili vinte pas një serie pozitive radhazi. Kjo është diferenca më e madhe e vendosur ndonjëherë në Superiore për këtë edicion. Megjithatë, te të kuqtë nuk ka vend për eufori, sepse e konsideroj­në ende herët për të hedhur sytë nga klasifikim­i. Të paktën, kështu shprehet në një prononcim për "Panorama Sport" mbrojtësi rumun i të kuqve, Deian Boldor, i cili vlerëson tri pikët, por kërkon menjëherë vëmendje te ndeshja e radhës, ajo me Bylisin. "Mund të them se Laçi është një skuadër e mirë, e cila vinte pas disa fitoresh radhazi. Nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh. Ajo që më kënaq më shumë është fakti se gjatë gjithë javës ne bëjmë një punë të mirë për t'i përgatitur ndeshjet. Kemi pasur dy javë pushim dhe të gjithë jemi stërvitur fort. Në fund je i kënaqur kur edhe puna shpërblehe­t", u shpreh fillimisht Boldor pas fitores së ndeshjes me kurbinasit.

SHKËPUTJA - Në lidhje me shkëputjen prej katër pikësh, Boldor nuk e llogarit aspak në këtë pjesë të kampionati­t, edhe pse e pranon se i pëlqen renditja dhe për më tepër që numrat janë ata që nuk gënjejnë asnjëherë. Gjithsesi, sipas tij, e rëndësishm­e është të vazhdohet në këtë rrugë. "Nuk po e mendojmë akoma klasifikim­in. Na pëlqen, sepse pikët dhe numrat nuk gënjejnë. Kjo do të thotë se po bëjmë një punë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Por, në këto momente, katër, pesë apo gjashtë pikë nuk bëjnë shumë diferencë", vijoi më tej rumuni.

BYLISI - Në lidhje me ndeshjen e radhës, atë ndaj Bylisit, Boldor vlerëson kundërshta­rin për atë që ka treguar këtë sezon, por është një ndeshje që duhet fituar, pavarësish­t vështirësi­ve. "Besoj se një pjesë e mirë mendon se Bylisi është një skuadër që i ka surprizuar të gjithë, ka bërë shumë gola dhe ka pësuar pak, për më tepër është i treti në klasifikim. Është një ndeshje që duhet luajtur me kujdes dhe i duhet dhënë vëmendja e duhur. Ndaj Laçit morëm tri pikët, por është një tjetër ndeshje që duhet fituar. Me siguri do ta përgatisim në mënyrën më të mirë për të marrë tri pikët", u shpreh në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", Deian Boldor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania