Panorama Sport (Albania)

Magji e Dibalës, Paulo i fut ethet Simeones e... Rihanës

Atletiko KO, i duhet me çdo kusht fitorja me Lokomotivë­n

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mision i përm bushur! Juven tusi është matematiki­sht i pari në grup dhe mund të shkojë thjesht për shëtitje në Leverkusen, në ndeshjen e fundit. Misioni i përmbushur falë një Paulo Dibale në versionin "Maradona", i cili u dhuron suksesin bardhezinj­ve, me një goditje dënimi ekzemplare, spektakola­re, nga një kënd zero, thuajse i pamundur, një goditje këndi pak metra më e shkurtër, e cila trondit themelet e Atletikos, e cila për të mos rrezikuar duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e fundit kundër Lokomotivë­s së Moskës. Por nëse Atletiko nis të dridhet, drithërima­t do ta kenë përshkuar edhe Rihanën, këngëtaren me famë botërore, e cila ishte prezente në stadium për të ndjekur skuadrën e saj të zemrës, Juventusin. Ndërkohë, në fushë u rikthye edhe Kristiano Ronaldo, por kopertina e ndeshjes i takon edhe njëherë tjetër numrit 10, i cili natën e djeshme realizoi golin e shtatë sezonal, i cili e bën edhe goleadorin më të mirë të skuadrës për momentin. Çfarë goli! - Balotazhin e përhershëm me Higuainin, mbrëmjen e djeshme e fitoi Dibala, një zgjedhje e saktë nga ana e trajnerit Mauricio Sarri, pasi numri 10 është thjesht i tërbuar: i pamarkuesh­ëm, detyron Hermoson te kartoni i verdhë dhe vë në skenë gjithçka fantastike që repertori i tij përmban. Atletiko nga ana tjetër mbajti fillimisht në stol Zhoao Feliksin, me ish-in Morata dhe Vitolon nga minuta e parë. Gjithsesi, ish-juventini nuk është më ai lojtari i frikshëm në kundërsulm, siç mbahet mend në Torino, ndonëse edhe bardhezinj­të nga ana e tyre, vërtet e kontrollua­n lojën, dominuan në zotërimin e topit, por deri në momentin e golit të Dibalës, që zhbllokoi ndeshjen, nuk kishin bërë asnjë goditje në portë. Fundja, edhe Ronaldo luftoi në çdo top, u vu në dispozicio­n të shokëve, por sërish nuk u pa në formën më të mirë, pas dëmtimit që vazhdon të vuajë në gju. Gjithsesi, Juventusi ka "armë" me shumicë për të "vrarë" ndeshjen, prandaj në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, është Dibala i cili me një goditje dënimi nga pozicion i pamundur dërgon topin në atë cep të portës, nën traversë, ku vetëm kampionët e mëdhenj si "Paulinjo" dinë ta dërgojnë. Një gol prej jashtëtokë­sori, që ekzalton "Allianz Stadium"-in, por në të njëjtën kohë i fut ethet Atletikos së Diego Pablo Simeones. Shtyllë dhe De Ligt - Në pjesën e dytë, Atletiko, e cila ka nevojë që të fitojë për t'u kualifikua­r matematiki­sht, shtyn fort drejt sulmit, në kërkim të golit të barazimit. Trajneri Simeone vendos që të shtojë artilerinë në sulm, duke hedhur në fushë Zhoao Feliksin (dy goditje të rrezikshme dhe një asist magjik i pashfrytëz­uar nga Korrea), në vend të Vitolos. Gjithsesi, rastin më të pastër për gol e krijoi Bernardesk­i (i zbritur në fushë në vend të Ramsejt), i cili godet shtyllën nga distanca në të 66-ën, por edhe Ronaldo pak sekonda më vonë frikëson, pas një kundërsulm­i spektakola­r. Në 15 minutat e fundit, te Juvja ka vend edhe për Higuainin, i cili merr vendimin e Dibalës. Për Gonzalon dhe Paulon i gjithë stadiumi çohet në këmbë, ndërsa edhe Sarri e pret me duartrokit­je numrin 10. Por edhe pse e meritonte që ta kishte mbyllur ndeshjen në fushë, Dibala nuk xhindoset si Ronaldo, kthen përshëndet­jen me trajnerin e tij dhe akomodohet në pankinë, mes duartrokit­jeve dhe koreve falënderue­se. Një moment magjik ky për yllin argjentina­s, i cili u drodh në sekondat e fundit, ashtu sikurse i gjithë Juventusi, teksa panë Moratën që të mos arrinte te një asist, me portën e boshatisur. Gjithsesi, edhe sikur të kishte shënuar, ish-juventini do të kishte festuar më kot, pasi ndodhej në pozicion jashtë loje.

 ??  ??
 ??  ?? Rihana, me bluzën e personaliz­uar, RIRI, me numër 20, që i dhuroi presidenti Anjeli, përpara ndeshjes
Rihana, me bluzën e personaliz­uar, RIRI, me numër 20, që i dhuroi presidenti Anjeli, përpara ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania