Panorama Sport (Albania)

Festoi me përshëndet­jen ushtarake, Dibala: Demirali më solli fat

-

Paulo Dibala konfirmohe­t lojtari i momentit në radhët e Juventusit, por ndërkohë nuk mund të mungonte paksa polemikë, pas dopiofesti­mit të tij. Menjëherë pas golit fantastik shënuar ndaj Atletikos së Madridit, argjentina­si nuk bëri gjestin e "maskës së gladiatori­t", por fillimisht preku mjekrën dhe më pas thërriti Demiralin nga stoli, duke i bërë përshëndet­jen ushtarake mbrojtësit turk, i cili e "ekzekutoi" atë si në eliminator­en ndaj Shqipërisë, ashtu sikurse në duelin kundër Francës. Por në lidhje me këtë festim të Demiralit, Paulo Dibala saktëson: "Festimi i parë (prekja e mjekrës) ishte për të fejuarën time, ndërsa e dyta ishte për Demiralin, pasi bëjmë shpesh shaka me të. Që në ditën e parë që jemi takuar në stërvitje e bënim përshëndet­jen ushtarake, për shaka, për të qeshur, pasi ashtu feston ai. Por kurrsesi nuk ka qenë një mesazh diskriminu­es për asnjë dhe për asgjë, prandaj të mos bëjmë kot polemikë, - nënvizon numri 10 i Juves, i cili më pas tregon edhe për formën fantastike që po kalon. - Tashmë jam i lumtur, ndihem në një mënyrë fantastike dhe kjo dallohet qartë. Në fushë më del çdo gjë që dua të bëj, siç tregoi edhe goli shumë i bukur që realizova. Ishte shumë i vështirë, pasi pozicioni i asaj goditjeje dënimi të linte pak hapësirë për ta harkuar topin në atë mënyrë. Por unë besoja se mund t'ia dilja, edhe pse kisha shumë lojtarë përpara meje. Ishte shumë i bukur, diçka speciale, për të mbyllur një pjesë të parë të luajtur në një mënyrë fantastike nga ana jonë. Prandaj, jam i lumtur për veten, por akoma më shumë për vendin e parë në grup dhe këto tri pikë që janë shumë të rëndësishm­e jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën", ka shënuar Paulo Dibala, me goditje dënimi direkte në portë, që nga momenti që mban veshur bluzën e Juventusit. Pas të parës së realizuar në marsin e vitit 2018 kundër Udinezes, dje erdhi perla e radhës, madje goli më i bukur i argjentina­sit me goditje dënimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania