Panorama Sport (Albania)

Një “valixhe” e mbushur me gola, orkestra “Inter” në udhëkryqin “Slavia”

-

Tre mijë e pesëqind "kilometra gola", sepse do të nevojitet një Inter i madh për të garantuar biletën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve mes dy ndeshjeve të radhës, përveçse një llogari bankare më të pasur me 15 milionë euro, përjashto arkëtimet prej biletave dhe sponsorët. Do të nevojitet një "valixhe" e mbushur me goditje në portë si ajo që Antonio Konte është mësuar të marrë me vete. Ai që jo rastësisht, pas Torinos, tha: "Bravo që nuk pësojmë gola, do të ishte mirë të rinisnim këtë zakon, sepse herët apo vonë një gol e shënojmë". QËNDRIMI - Interi, po, shënon gjithmonë. Dhe është e vetmja skuadër në Europë. E madje edhe në transfertë: karakteris­tikë tipike e një skuadre që di të përshtatë në mënyrë perfekte stilin e lojës me tipin e ndeshjes. Bresha nuk vlen sa Dortmundi, Kaljari nuk është Barcelona. E megjithatë, Interi gjen gjithmonë mënyrën për të zgjidhur problemin, përtej qëndrimit taktik të kundërshta­rëve. Nëse rivali të lë fushë, në kundërsulm zikaltrit trembin. Nëse mbyllen në mbrojtje, si Sasuolo dhe Verona, herët a vonë e pëson. E nëse përpiqet të avancojë linjën mbrojtëse, bën fundin e Maxarrit me Torinon. Pra, një Inter për çdo situatë, ja përse Konte ka më shumë se një arsye për të pasur besim me sytë nga Praga. STATISTIKA - E atëherë ia vlen të mbështetes­h te ky besim dhe te ato 3.500 km udhëtime larg "San Siro"-s: tetë transferta të vërteta (derbi "jashtë fushe" mbetet jashtë llogarive), 19 gola të shënuar, kampionat apo Champions nuk bën ndryshim, Interi fluturon me një mesatare prej 2,37 golash për ndeshje. Kushedi nëse do të mjaftojë kundër çekëve: dy gola, në "Eden Arena", i mjaftuan Borusias dhe Barcelonës për të kaluar atë pengesë, pasi në fund asnjëherë Slavia nuk ka shënuar më shumë se një gol në Champions këtë vit, as në fazën paraelimin­atore kundër Kluzhit. SHËNOJNË TË GJIHTË - Fitorja, megjithatë, nuk është e sigurt. Pavarësish­t shifrave sulmuese mbresëlënë­se: 11 golashënue­s të ndryshëm nuk i ka askush në Serinë A. Por, do të jetë sërish "LuLa" dyshja që Konte do t'i kërkojë një sforco në Pragë. Lukaku kërkon golin e parë në Europë me Interin, ndërsa Lautaro golin e katërt në po aq ndeshje radhazi në Champions, si Krespo dhe Eto.

 ??  ?? Romelu Lukaku (26 vjeç) dhe Lautaro Martinez (22)
Romelu Lukaku (26 vjeç) dhe Lautaro Martinez (22)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania