Panorama Sport (Albania)

Bylisi leksion Partizanit, Vllaznia Vllaznia merr merr fitore fitore të të artë artë

Shkodranët likuidojnë Luftëtarin, pritet “divorci” me trajnerin grek

- ERJON SALIU

Partizani i trajnerit Franko Lerda udhë toi drejt Ballshit për të mbushur sebratorin, por në fund e la nafta, pasi Bylisi i ndezi llambën e kuqe. Të besuarit e trajnerit Dovedan, pas dy humbjeve radhazi, bënë autokritik­ën në ndeshjen e duhur, ku në shtëpi fituan 2-1 ndaj "demave". Partizani shfaqi shumë probleme dhe tani e ndien shumë pranë frymëmarrj­en e Kukësit, që me fitoren ndaj Tiranës ndodhet vetëm 1 pikë larg kreut. Edhe Bylisi është më pranë kreut pas suksesit të djeshëm, duke qenë vetëm dy pikë larg kreut. Vendësit patën fatin me vete, pasi që në fillim të ndeshjes e gjejnë golin pas një devijimi të topit nga Belica në minutën e gjashtë. Në minutën e 22-të Bylisi bën një zëvendësim të detyruar, ku Bicaj i dëmtuar ia lë vendin Jankut. Por të kuqtë nuk stepen, krijojnë raste dhe në minutën e 27-të barazojnë me Bardhin. Në pjesën e dytë vendasit gjejnë golin e dytë me Guindon, duke konfirmuar sulmin e Bylisit si më të mirin në Superiore dhe duke nxjerrë zbuluar Partizanin në fazën mbrojtëse, por edhe nervozizmi­n, ku Telushi u ndëshkua me karton të kuq në fund. Java pasardhëse është favorizues­e për ballshiotë­t, pasi përballen me Flamurtari­n e vendit të fundit, ndërsa Partizani ka derbin me Tiranën, ku duhet fitorja për të ruajtur kreun.

Pjesa e parë- Të dy trajnerët e patën thuajse të plotë grupin, por trajneri Lerda i besoi që në fillim formacioni­t fitues me Laçin. Takimi nisi mirë për vendësit, që në minutën e 6-të kalojnë në avantazh. Ndreca nga e majta e sulmit, sapo hyn në zonë gjuan topin drejt portës, por përplaset në trupin e Belicës dhe sfera ndryshon trajektore duke përfunduar në rrjetë. Dy minuta më pas, Partizani ka mundësi barazimi me Çinarin, por gabon. Partizani me kalimin e minutave merr në dorë frenat e lojës, krijon raste dhe në të 12-ën ka një pretendim për penallti nga Bardhi, ndërsa në të 20-ën Broja humbet një rast flagrant për barazim. Gjithsesi, në të 27-ën rezultati barazohet pas golit të shënuar me kokë nga Jurgen Bardhi. Në shifrat 1-1 u mbyllën 45 minutat e para.

Pjesa e dytë- Loja rifillon pa asnjë ndryshim dhe pas minutës së 50-të Bylisi ushtron presion mbi miqtë dhe në të 54ën Guindo zë në gjumë

mbrojtjen e Partizanit duke dyfishuar për Bylisin. Pas pësimit të golit, të kuqtë mundohen të reagojnë, por mungon qetësia në finalizim. Në minutën e 67-të Lera bën zëvendësim­in e parë, ku Çinari ia

lë vendin Braunit, por xhamajkani nuk dha asgjë për aq sa luajti. Në minutën e 71-të, Melo i lë vendin Solomonit. 3 minuta më pas Dovedan i kundërpërg­jigjet me një ndërrim, ku Ndreca del dhe në fushë hyn

Qardaku. Ndonëse Partizani ka katër sulmues në fushë, goli mbetet mirazh, ndërsa vendësit me të gjitha metodat, madje edhe duke u shtrirë shpesh në fushë, kërkonin të administro­nin fitoren. Në minutën e 87-të, Broja i lë vendin Romeros, por tri minuta më pas Telushi e lë ekipin me 10 vetë, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe mungon në derbi. Dovedan në të 91-ën bën ndërrimin e fundit, më shumë për të vonuar lojën, ku Ujka hyn në vend të Muratajt. Në minutën e 96-të Hidi tregohet shpëtimtar, duke pritur topin e gjuajtur me kokë nga Bardhi. Gjithçka mbyllet me fitoren 2-1 të Bylisit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania