Panorama Sport (Albania)

Lacio gjunjëzon Juven, thyen tabunë 16-vjeçare

CR7 nuk mjafton, Felipe, Milinkoviç-Saviç dhe Kaisedo shënuan edhe për... Interin

- JETON STAMOLLA

Jo vetëm dështoi në ten tativën për të rimarrë kreun, por Juventusi pëson në "Olimpiko" edhe humbjen e parë sezonale, pasi ishin të vetmit mes pesë ligave të mëdha të kontinenti­t, që këtë rezultat nuk e kishin njohur. Gjithsesi, shija e disfatës ishte edhe më e hidhur, teksa panë që avantazhi fillestar i Ronaldos të përmbysej nga golat e Felipes, Milinkoviç-Saviçit dhe Kaisedos. Ndeshja për "Zonjën e Vjetër" u kushtëzua mbi të gjitha nga një karton i kuq i Kuadrados, ndërsa Shezni nuk mjaftoi duke ndalur Imobilen nga pika e bardhë, madje pas një dopio-tentative. Dhe në fund, e gjithë festa është për Lacion, e cila theu një tabu historike, pasi nuk shijonte tri pikë ndaj Juves prej 16 vitesh në shtëpinë e saj.

CR7 DHE FELIPE

Kush tha që në Itali ka pak spektakël, dje do të ketë kërkuar falje, pasi dueli mes Lacios dhe Juves ishte elektrizue­s. Sarri bën mirë që zgjedh Dibalën, pasi ishte argjentina­si që lëshon shkëndijat e para në fushë, por Thomas Strakosha e fiton bindshëm duelin në distancë. Që në minutën e 10-të, portieri shqiptar i Lacios grushton një goditje të harkuar të numrit 10 bardhezi, por pak sekonda më vonë edhe një goditje këndi, që argjentina­si e lëshoi direkt në kuadratin e portës. Në të 15-ën Bernardesk­i nuk gjen kohën e saktë për të goditur me kokë pasimin perfekt të Ronaldos, por goli i merituar për Juven vjen dhjetë minuta më vonë, pas një aksioni perfekt: Dibala hap për Bentankuri­n, i cili pasi shkëmben shpejt me CR7-ën, ul siç duhet sferën dhe pason diagonalis­ht për portugezin që shënon me lehtësi. Strakosha nuk mund të bënte asgjë, ndonëse shqiptari do t'i mohojë dopietën personale yllit juventin, pas një goditjeje me kokë në të 43-ën. Pritja e "gardianit" i japin kurajë Lacios, e cila është shumë e frikshme në kundërsulm, por në 10 minutat e fundit vendosin që t'i fshehin topin Juves dhe në frymën e fundit gjejnë barazimin. Pasi Emre Xhan ndalon me vështirësi Leivan në vijën fundore, duke dhënë edhe iluzionin e një penalltie, aksioni që vazhdon nga goditja e këndit sheh Luis Alberton që të pikturojë krosimin perfekt për Luisin tjetër bardhekalt­ër, Felipen, i cili përpara Sheznit depoziton në rrjetë dhe skuadrat i drejtohen tunelit në paqe.

ÇMONTOHET JUVJA

Pjesa e dytë nis më agresive sesa e para, me të dyja ekipet që kërkojnë me ngulm golin e avantazhit, por pikërisht ky shfrenim në minutën e 66-të bën që Strakosha të rrezikojë katastrofë­n: nis një pasim të shpejtë për Açerbin, që sheh sferën t'i shpëtojë nga këmbët, topin e merr Dibala që godet, por shqiptari shlyen gabimin me një pritje prej superheroi.

Pak metra më majtas, Ronaldo nuk kërkon t'u besojë syve për egoizmin e shfaqur nga shoku i repartit, pasi nëse do pasonte, portugezi kishte mundësinë ta shtynte në rrjetë, me portën thuajse të boshatisur. Ndoshta ky episod kris diçka te Juventusi, por forcon Lacion, sepse në të 69ën e gjithë skuadra e Sarrit e lëshuar në zonën kryeqyteta­se kapet në befasi nga kundërsulm­i i Laxarrit, por Kuadrado zgjedh ta ndalojë me një sparkatë. Në fillim arbitri Fabri zgjedh të verdhën, por pasi VAR-i e thërret korrigjon me të kuqen. Kaq mjafton dhe pesë minuta më vonë Lacio gjen golin që thyen tabunë 16vjeçare: pasim kirurgjika­l prej 30 metrash i Luis Albertos, i cili gjen në zonë Milinkoviç­Saviçin, që pason topin me shumë klas me të djathtën, godet saktë me të majtën. Juventusi dorëzohet këtu, të paktën

jo Shezni që ndal Imobilen nga pika e penalltisë (minuta e 79-të), por goli i tretë ishte thjesht çështje kohe, ndonëse ai do të vijë në sekondat finale, pas një tjetër kundërsulm­i: Laxarri fillimisht sheh fluturimin e radhës nga Shezni, por Kaisedo me polakun e shtrirë në tokë e shtyn lehtësisht në rrjetë. Festa është e gjitha për lacialët, për Strakoshën me shokë, që mundën kampionët, shijuan fitoren e shtatë radhazi, thyen një tabu historike dhe blinduan vendin e tretë, duke shpresuar se ky do të jetë viti i artë për Champions-in.

 ??  ??
 ??  ?? Janë të pakta fotot që flasin sa 1000 fjalë, por kjo e djeshmja është edhe më shumë se kaq. Një tifoze e Juves, që nuk kërkonte t'u besonte syve pas golit të tretë të Lacios. Epike! Pak a shumë e tillë ka qenë mimika e tifozëve bardhezinj, në të gjithë globin.
Janë të pakta fotot që flasin sa 1000 fjalë, por kjo e djeshmja është edhe më shumë se kaq. Një tifoze e Juves, që nuk kërkonte t'u besonte syve pas golit të tretë të Lacios. Epike! Pak a shumë e tillë ka qenë mimika e tifozëve bardhezinj, në të gjithë globin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania