Panorama Sport (Albania)

Kukësi Kukësi çmonton Tiranën, Tiranën, Ahmataj drejt drejt largimit largimit

Bardheblut­ë mbahen vetëm një pjesë, bien për 15 minuta

- OLSI AVDIAJ

Spektakëll ii veriilliin­dorëve,, Shkurtaj,, Gavazaj dhe Abazaj zhvllerëso­jnë golliin e Hasaniit.. Drejtuesii­t bardhebllu presiin që trajnerii të japë dorëheqjen,, zbullohen prapaskena­t

Tërmet kuksian në "Selman Stërmasi". Kukësi i Shpëtim Duros mund me përmbysje Tiranën e Julian Ahmatajt. Bardheblut­ë, edhe pse kalojnë të parët në avantazh, bien si kështjellë rëre për 15 minuta, por duhet pranuar se Tirana dje zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të kampionati­t. Një skuadër që pas golit të shënuar kthehet çuditërish­t në mbrojtje, në kundërshti­m me ADN-në e saj dhe humbet fare busullën pas golit të barazimit. E kundërta është e vërtetë për Kukësin. Ekipi i Duros, ndonëse nuk ka mbrojtjen më perfekte në botë, por edhe pse pëson gol, kontrollon gjithçka dhe ia del të shënojë tri herë, duke zhveshur fare Tiranën. Kjo e fundit, dukshëm e pafuqishme të reagojë, dorëzohet dhe pranon humbjen turpëruese 1-3 brenda në "Selman Stërmasi", që mund t'i kushtojë vendin e punës Ahmatajt.

Ndeshja - Takimi nis me një minutë heshtje për tragjedinë e 26 nëntorit, por ata që gëzojnë shumë shpejt janë bardheblut­ë. Ngo arrin të marrë një top para mbrojtjes së Kukësit, e fut në zonë dhe Hasani duke iu vjedhur kundërshta­rit godet me kokë dhe shënon golin e avantazhit me gjuajtjen e parë në portë. 1-0 për Tiranën dhe bardheblut­ë në festë. Duro nevrikoset dhe kërkon nga të tijtë të sulmojnë. Minuta e 14-të, galopim i Mustës nga e majta e sulmit, pasi djeg Vangjelin, pason në qendër për Shkurtajn që godet menjëherë, por vetëm jashtë. Tirana humbet Kobinën për një dëmtim në rrëzat e kofshëve. Në vend të tij futet Torasa. Në gjysmën e pjesës së parë Halili mund të kishte mbyllur lojën. Sulmuesi del vetëm me portierin Xhika, si fillim nuk godet, por tenton të bëjë finte. Në tentativën e dytë godet drejt portës, por gjuajtja është për t'u harruar. Shkurtaj, i mbuluar mirë nga Muça e Hoxhallari, gjuajtjen e parë në portë e bën në minutën e 31-të, ndërkohë që në minutën e 45-të kërkohet një penallti nga miqtë për një pengim të Maliqit nga ana e Halilit. Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë - Loja rinis pa Hasanin të dëmtuar, në vend të tij futet i riu Çejku. Kukësi ka kontrollin e lojës, ndërsa Tirana mundohet të godasë me kundërsulm, por nuk e çon dot topin te porta mike. Në minutën e 59-të Ilion Lika bën mrekullinë, teksa grushton një top të gjuajtur nga Limaj. Përmbysja e ndeshjes vjen në minutën e 64

t. Torasa pengon Gavazajn në zonë, në një pjesë të fushës ku nuk kishte rrezikshmë­ri. Për Jorgjin nuk ka dyshim, është penallti. Merr përsipër ekzekutimi­n Shkurtaj, që godet me parabël, sfera shkon në shtyllë, futet në portë dhe del, ndërsa sulmuesi godet me kokë.

Anësori Rexha sinjalizon për gol. Barazim 1-1, por Tirana nuk ka fuqi të reagojë, sepse kontrollin e lojës e ka Kukësi. Në minutën e 75-të vjen avantazhi i Kukësit. Supergol i Gavazajt, i cili vallëzon në zonën e Tiranës. Përmbysin gjithçka verilindor­ët me Enis

Gavazajn, i cili pas një aksioni fantastik të Maliqit merr një pas dhe nuk fal brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e rrjetës. 1-2, ndërsa Ahmataj ulet në pankinë, ama nuk ka mbaruar ende. Në minutën e 80-të Kristal Abazaj realizon golin e tretë për skuadrën e

Duros, teksa ekzekuton saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në shtyllën e parë të portierit Lika. Minutat e mbetura luhen kot, sepse Kukësi ia del të mundë Tiranën 1-3 me përmbysje duke marrë tri pikët, por edhe minuar stolin e Julian Ahmatajt...

 ??  ??
 ?? FOTOT: F.Hazisllari ?? Festa e lojtarëve të Kukësit në dhomat e zhveshjes
FOTOT: F.Hazisllari Festa e lojtarëve të Kukësit në dhomat e zhveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania