Panorama Sport (Albania)

Mesi është një çmenduri, Reali "flet" frëngjisht

Shkëlqen Vinicius, "Galaktikët" nuk ndalen

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit ruaj ti inercinë fituese në një mesditë të çuditshme. I veshur me jeshile në stadiumin e tij merr 3 pikë shumë të rëndësishm­e, në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë sa mendohej. Jo sepse Espanjoli i vendit të parafundit krijoi raste të shumta për gol, por sepse vendësit nuk ishin në maksimumin e tyre. Fillimisht Varan zhbllokoi sfidën dhe pastaj Benzema përfitoi nga një gabim amator i kundërshta­rëve për të vulosur triumfin. Ishte një fitore e gjitha franceze ajo e djeshmja me Benzemanë, që shënoi dhe asistoi. Në këtë mënyrë, skuadra e Zidanit ruan ritmin e duhur si kandidate për titullin.

SHKËLQEN VINICIUS- Viniciusit i sjell fat fanella jeshile. Është një futbollist i shkëlqyer, por i duhet të maturohet në çdo veprim që bën. Zinedin Zidan i dha besim dhe ai e shpërbleu më së miri. Bëri gjithçka në fushë dhe i munguan vetëm golat. Në të majtë bëri disa shpërthime të njëpasnjës­hme, niste aksionet dhe askush nuk mund ta ndalte. Në çdo aksion kishte mundësinë që të shënonte gol apo të jepte asiste për të shënuar, por gabimi i tij është që nxitohet në marrjen e vendimeve. Diego Lopez e ndali dy herë dhe tregoi se vazhdon të jetë një portier me vlera.

SHËNON VARAN- Ndeshjet në drekë nuk tregojnë versionin më të mirë të Realit të Madridit. Zidan bëri 6 ndryshime në krahasim me ndeshjen e një jave më parë edhe për faktin se kundërshta­ri i tij vjen me shumë probleme. Por ndeshja nuk u zhbllokua shumë shpejt dhe duhet të vinte minuta e 37të e pjesës së parë, që Varan të përfitonte në hyrje të zonës për të goditur me të majtën dhe për ta dërguar topin në rrjetë. Goli nuk i dha qetësi Realit të Madridit, i cili rrezikoi të mbetej me 10 lojtarë për shkak se Vinicius bën një ndërhyrje të ashpër ndaj David Lopezit dhe mund të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. Arbitri bënte me shenjë se braziliani preku topin dhe loja vazhdoi.

VULOS BENZEMASku­adrat zbresin me të njëjtët lojtarë në pjesën e dytë dhe avantazhi minimal e detyronte Realin që të ishte i kujdesshëm për të mos bërë gabime. "Galaktikët" patën një rast të mirë me Benzemanë, por francezi gaboi këtë herë duke u ndalur nga ishshoku i tij, Diego Lopez. Skuadra e Zidanit nuk po e "vriste" dot ndeshjen dhe trajneri vendosi që

të ndryshonte diçka. Futet Modriç për Krosin, ndërsa Kasemiro tregohet i kujdesshëm dhe nuk ndëshkohet me të verdhë. Goli i sigurisë vjen 10 minuta nga fundi i ndeshjes, kur Benzema përfiton nga një gabim i rivalëve dhe këtë herë thyen Lopezin. Mendi u ndëshkua me të kuq pak minuta më vonë, por rezultati tashmë ishte i vendosur...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania