Panorama Sport (Albania)

Gladbahu plagos Bajernin, Nojer: Titulli në rrezik

Kapiteni i Bajernit nuk fshihet: Humbje e pafalshme

-

Manuel Nojer lëshon alarmin pas humbjes 2-1 në Gladbah ndaj kryesuesve të Bundesligë­s. Kapiteni i kampionëve të Gjermanisë u shpreh se skuadra duhet të reagojë menjëherë pas këtyre dy humbjeve radhazi, pasi rrezikon të mbesë jashtë garës për titullin kampion. "Sigurisht që është një humbje që na vret shumë. Pasi kaluam në avantazh, duhet të shënonim golin e dytë, por ndodhi e kundërta. Kundërshta­ri mori lojën nën kontroll dhe na dominoi. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Ashtu si edhe ndaj Leverkusen­it, edhe sot kemi luajtur shumë mirë, por nuk kemi qenë rezultativ­ë", tha Nojer. Portieri i bavarezëve vazhdon më tej, duke thënë se skuadra e tij rrezikon shumë nëse në ndeshjen e ardhshme ndaj Verder Bremenit nuk do të marrë tri pikët. "Në javën që vjen duhet të përgatitem­i mirë, nuk na lejohen më hapa falsp. Verder është një skuadër e rrezikshme jashtë fushës së saj, pasi luan një futboll sulmues dhe të shpejtë. Nëse nuk marrim pikët maksimale, mund të humbasim shumë terren në luftën për titull. Gladbah, Lajpcig dhe Dortmund kanë bërë deri tani një kampionat shumë të mirë".

Kujtojmë që me dy humbjet e fundit ndaj Leverkusen­it dhe Gladbahut, Bajerni renditet në vendin e shtatë të tabelës, duke u larguar me 7 pikë nga kreu që mbahet nga Borusia Mynshengla­dbah. Skuadra e Marko Roze është duke zhvilluar një kampionat fantastik dhe me meritë kryeson Bundesligë­n. Ndërkohë, në Mynih, dimri duket se do të jetë i

ashpër për Hansi Flikun, i cili i ka minimizuar në maksimum shanset e tij për të qëndruar deri në fund të sezonit si trajner i parë te Bajerni i Mynihut. Sfida me Verderin do të jetë vendimtare për bavarezët. "Futbolli të jep vazhdimish­t shanse për të korrigjuar gabimet, ne duhet të jemi gati për t'i shfrytëzua­r sa më mirë ato", përfundojë Nojer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania