Panorama Sport (Albania)

Apolonia shkatërron Elbasanin, bind Besëlidhja

Hajdari dhe Hepaj firmosin triumfin e lezhjanëve

-

Apolonia shkërmoq Elbasanin për 40 minuta. Kanë shënuar jo pak, por 7 gola në më pak se një pjesë për të parakaluar Lushnjën dhe kapur vendin e 2-të. Kjo fitore do të mbahet mend gjatë, ndonëse nuk është e para në historinë e fierakëve. Fiks 10 vite më herët dhe rastësisht në nëntor (4.11.2009), mposhtnin...

Pavarësish­t numrit të lartë të kartonëve të verdhë, ndeshja mes dy rivalëve në Peshkopi ka qenë “Fair Play”. Në fund kanë triumfuar lezhjanët, të cilët i kanë rrëmbyer vendin e dytë Korabit. Ekipi dibran është zhytur në krizë, duke pësuar humbjen e tretë radhës dhe ç’është më e keqja, të dytën radhazi në fushën e vet, duke zhgënjyer sërish tifozët, pas disfatës me Kastriotin. Pa sulmuesin kryesor, Xhulio Skuka, Korabi nuk mundi të merrte pikë as këtë herë dhe të vetmin gol e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

PJESA E PARË – Në fraksionin e parë të dyja skuadrat janë munduar të luajnë me shumë kujdes për të shmangur gabimet. Ndonjë ngacmim në portat respektive, por pa rezultat. Te Korabi është ndier jo pak mungesa e Skukës, ndërkohë që trajneri Plori këtë herë e nisi ndeshjen me Gjorgjeviç­in në stol. Loja ka qenë pa shumë ritëm, e përqendrua­r në mesfushë.

SHPËRTHIMI

NË TË DYTËN

Pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, sulmuesi Arsen Hajdari ka shtangur Korabin me golin e parë të ndeshjes. Dibranët goditen psikologji­kisht, megjithatë arrijnë të barazojnë në minutën e 61-të. Një nga mbrojtësit e Besëlidhje­s e prek topin me dorë në zonë dhe kryesori Muska bën me shenjë te pika e bardhë, pasi pozicioni i dorës nuk është natyral. Protestojn­ë miqtë, ndërsa Xhabrahimi tregohet i saktë në gjuajtjen e tij dhe gjithçka barazohet në 1-1. Ka dyluftime të forta në mesfushë dhe për rrjedhojë edhe kartonë të verdhë për lojtarët e të dyja skuadrave. Trajnerët Bubeqi dhe Plori lëvizin nga stoli, duke freskuar skuadrat në fushë. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Hepaj i ka dhënë fitoren Besëlidhje­s, pasi ka shënuar golin e dytë për lezhjanët. Një fitore shumë e çmuar kjo për skuadrën e trajnerit Plori, jo vetëm se i shton tri pikë në tabelën e klasifikim­it dhe i jep vendin e dytë, por i rrit edhe më shumë entuziazmi­n para sfidës me Kastriotin kryesues, që luhet javën e ardhshme. Një tjetër zhgënjim për tifozët dibranë, të cilët kishin nisur të ëndërronin për Superioren, por javët e fundit kanë treguar se Korabi e ka thuajse të pamundur të rivalizojë Kastriotin dhe Besëlidhje­n, edhe pse është aty afër me pikë. Trajneri Bubeqi është dukur shumë i mërzitur pas kësaj humbjeje dhe nuk ka folur.

 ??  ?? Korabi dhe Besëlidhja mbajnë një minutë heshje për nder të viktimave të tërmetit
Korabi dhe Besëlidhja mbajnë një minutë heshje për nder të viktimave të tërmetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania