Panorama Sport (Albania)

Ahmataj, klubi pret dorëheqjen

Edhe trajneri jep shenja dorëzimi: Nuk mund t'u jap shpjegim gabimeve që ndodhin në fushë

- OLSI AVDIAJ

Humbja ndaj Kukësit ka tronditur sërish klubin e Tiranës. Trajneri Julian Ahmataj rikthehet si çështje, teksa këtë herë janë drejtuesit ata që presin nga momenti në moment një reagim të elbasanasi­t. "Panorama Sport" zbulon nga burime të sigurta në klubin bardheblu se presidenti Refik Halili është zhgënjyer pa masë pas dështimit të skuadrës ndaj Kukësit. Situata është e qartë tashmë, në klub presin që trajneri të dorëhiqet, pasi nuk duan ta shkarkojnë. Nëse Ahmataj nuk largohet vetë, atëherë klubi do të presë rezultatin e derbit me Partizanin. Në rast se nuk do të ketë një kthesë në derbi, atëherë Halili do të detyrohet të marrë vendimin për ta shkarkuar. Që sot mund të ketë zhvillime. Bledar Devolli, trajner i U-19 të Tiranës, vazhdon të lakohet në klub si njeriu që mund të zëvendësoj­ë Ahmatajn.

DEKLARATA PAS NDESHJES

Në bisedën për "SuperSport" pas ndeshjes, Ahmataj e kishte të vështirë të sqaronte atë që ndodhi në fushë. Ai theksoi se gjendja fizike e lojtarëve nuk është e duhura dhe se gjithçka sfumohet në fund.

Sa ndikoi në ndeshjen tuaj dëmtimi i dy titullarëv­e?

Dëmtimet na penalizuan, pasi nuk mund të bënim ndërrime të tjera për të ndryshuar lojën. Ishim të detyruar që të prisnim deri në fund për ndërrimin e tretë. Të humbësh dy lojtarë të rëndësishë­m

është shumë.

Në pjesën e dytë skuadra la terren dhe vuajti shumë. Pse?

Duket qartë që lojtarët e vuajnë shumë presionin e rezultatit. Funksionoj­më mirë në minutat e para, jemi më të kthjellët dhe pastaj çdo gjë sfumohet. Ndoshta nuk kanë edhe gjendjen fizike të duhur, prandaj po aktivizojm­ë edhe lojtarët e akademisë. Kemi shumë deficite.

Pse nuk luajti Karabeci?

Karabeci nuk ishte i gatshëm, pasi ishte me temperatur­ë.

Çfarë donit të thoshit me frazën që lojtarët nuk kanë gjendjen fizike të duhur?

Lojtarë të veçantë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë mangësi në stërvitje. Kjo ndikon në minutat e lojës dhe në vazhdim. Duke pasur pak stërvitje, nuk mund të jenë në kondicioni­n e duhur, megjithëse kemi punuar gjatë kësaj periudhe të pushimit.

Pse Tirana bën kaq shumë ndryshime, si në formacion, ashtu edhe në rolet natyrale të futbollist­ëve?

Ishim të detyruar që me ata lojtarë që nisën, të përfundoni­m ndeshjen, siç e thashë edhe prej faktit se dogjëm dy zëvendësim­e të detyrueshm­e. Gabimet individual­e na çuan në marrjen e penalltisë. Skuadra e vuan më tej pjesën e rezultatit. Kjo ndikon shumë në anën psikologji­ke.

Penalltia e shkaktuar nga Torasa, si e shpjegoni atë veprim nga një lojtar që duhet të bëjë diferencën në fushë?

Një lojtar me aq eksperienc­ë nuk mund të jetë aq i nxituar. Nuk mund t'u jap dot shpjegim gabimeve që ndodhin brenda në fushë. Duhet të jenë më të qetë, pasi ai nuk ishte rast flagrant. Ne kishim gjithë skuadrën të kthyer në ato momente dhe gjithçka zgjidhet vetëm nga vigjilenca e lojtarit.

Do të bënit të njëjtat ndryshime nëse Kobinah dhe Hasani nuk do të dëmtoheshi­n?

Kishim mundësi të tjera për ta forcuar skuadrën. Bathën e kemi lëvizur, sepse na penalizuan dëmtimet. Në qarkullim të topit, kur ne organizoni­m lojën, dilnim në sulm me rreshtimin 3-4-3. Lojtarët e mbrojtjes harruan që duhet të krijonin distancën në momentet e caktuara. Nuk do të ishin këto zëvendësim­et, po të mos kishim dëmtime. Muçi ishte një alternativ­ë për sulmues të dytë.

Është kontigjent­i i duhur për një Tiranë që synon titullin?

Në këtë moment nuk kemi asnjë lloj zgjidhjeje tjetër, veçse të vazhdojmë në ndeshjet e radhës. Për ta rregulluar këtë gjë, duhet merkato.

Pse ishin të frikësuar lojtarët?

Po ta shikoni lojën, pati tërheqje pa fund mbrapa të futbollist­ëve, ndërkohë që detyrat ishin të zhvendoses­hin sa më shumë përpara. Mirëpo më tej ndodhi që lojtarët shkonin me vonesë në pozicionin ku duhet bërë presing. Pati edhe momente kur ne nuk e bëmë siç duhet daljen drejt sulmit. Mirëpo, për këtë mënyrë loje dhe funksionim­in siç duhet të ekipit, duhet kohë që t'i bindësh lojtarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania