Panorama Sport (Albania)

Derbi luhet të premten, ja lojtarët që mungojnë

Partizani-Tirana më 13 dhjetor, ora 19:00, në "Air Albania". Telushi dhe Kale të penalizuar

- Ilir Cara

Partizani dhe Tirana, pas humbjeve respektive gjatë ditës së djeshme, nga sot zyrtarisht kanë hyrë në javën e derbit. Kjo është përballja e 155-të në historinë e dy klubeve të kryeqyteti­t, ku Partizani vjen me një dominim të dukshëm në statistika ndaj Tiranës. Të kuqtë kanë arritur të fitojnë 66 derbe, ndërsa bardheblut­ë kanë triumfuar në 40 përballje. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe golavarazh­i është në favor të "demave", 217167. Derbi i radhës pritet të zhvillohet në kushte komode, si asnjëherë më parë, pasi me shumë mundësi sfida do të luhet në stadiumin e ri, "Air Albania", që u përurua më 17 nëntor. FSHF akoma nuk e ka zyrtarizua­r axhendën e javës së 154-të të Kategorisë Superiore dhe aq më shumë ditën e derbit. Gjithsesi, është folur se derbi i 155të i kryeqyteti­t do të zhvillohet të premten e 13 dhjetorit, ora 19:00, në stadiumin "Air Albania". Partizani është organizato­r i këtij takimi, që i bie të luhet në një impiant modern, duke zbutur barrierat e pjesëmarrj­es që ka pasur stadiumi "Selman Stërmasi".

Mungesat e dy ekipeve - Partizani dhe Tirana vijnë në këtë duel me shpresën që të kthehen te fitorja në kampionat, por të dyja ekipet kanë mungesa të konfirmuar­a. Trajneri Franko Lerda ka humbur dje shërbimet e Bruno Telushit, i cili ndaj Bylisit u ndëshkua me karton të kuq. Vlonjati është i konfirmuar, por mbetet për të parë se si do të vijojë çështja "Mala", pasi lojtari është pezulluar nga klubi për mosgatishm­ërinë për rinovim kontrate. Në dyshim mbetet Jozef Ekuban, i cili në javën e shkuar është përgatitur i diferencua­r. Te Tirana mungesat e sigurta janë dy: Ismael Dunga i dëmtuar, si dhe Elton Kale, i cili me kartonin e verdhë që mori ndaj Kukësit plotësoi numrin katër dhe është i pezulluar. Osmani nuk luajti dje dhe është në dyshim edhe për derbin, pasi është i dëmtuar. Në dyshim janë edhe Edon Hasani me Uinfull Kobina, që u lënduan në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania