Panorama Sport (Albania)

Tifozët e Tiranës sulmojnë Ahmatajn dhe Kalenë

Duro çmendet për pasat e Gavazajt, kryeqyteta­sit sakatohen

-

Klubi i Tiranës dhe Kukësit solidarizo hen me nismën "Dhuro për Shqipërinë", për të prekurit nga tërmeti. Të gjithë mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa lojtarët dolën me bluza të veçanta në krah të motos së këtyre ditëve. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

I pranishëm në stadium ishte presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ashtu si dhe mikpritësi Refik Halili. Të dy nuk kanë qëndruar ngjitur me njëri-tjetrin.

Shumë i mërzitur ka qenë në fund të ndeshjes presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ai është larguar nga stadiumi rreth 1 orë e 30 minuta pas përfundimi­t të takimit. Nuk ka dashur të flasë në fund të ndeshjes presidenti i bardhebluv­e.

Në stadium për të parë ndeshjen ishin edhe Erjon Bogdani, Bledar Devolli, Rezar Dabulla, Arbër Abilaliaj dhe drejtori i Akademisë Tirana, Devi Muka.

Pas pësimit të golit, presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici, nuk e mbante vendi, por më pas doli i kënaqur nga stadiumi.

Gentian Muça kthehet të luajë titullar në Kategorinë Superiore pas 31 marsit 2017. Lojtari ka më shumë se dy vite mes operacione­ve dhe falë riaftësimi­t ia doli të paraqitej mirë në fushën e lojës, duke qenë edhe kapiteni i skuadrës si një nga më të mirët për Tiranën në humbjen turpëruese 1-3 ndaj Kukësit.

Trajnerët gjatë pjesës së parë nuk i mbajnë fjalët. "Si nuk dhe një top m...in. Si nuk dhe një top...", i drejtohet Shpëtim Duro Gavazajt, pasi ky i fundit humbi një mundësi të mirë për të vertikaliz­uar drejt portës së Tiranës. Një rast tjetër, trajneri i tërheq veshin Rrocës për një top të humbur.

Julian Ahmataj e ka zakonisht me mesfushorë­t dhe Majkëll Ngonë, që sipas tij rrinte shumë pas linjës së mbrojtjes së Kukësit.

Në minutën e 21-të, Kobina kërkon zëvendësim pas një problemi në rrëzat e kofshëve, ndërsa në fund të pjesës së parë ai që lë fushën është Edon Hasani. Nga minuta e 41-të, shkodrani luajti me gju të fashuar për shkak të një dëmtimi në mesfushë. Madje, dyshja e lojtarëve rrezikon që të mungojë edhe në derbin e së premtes.

Në minutën e 21-të hyn zjarrfikës­ja në stadiumin "Selman Stërmasi".

Lojtarët e Kukësit i kërkojnë llogari Enea Jorgjit për penalltinë e padhënë në fund të pjesës së parë. Ndërkombët­ari përpiqet që të qetësojë irritimin e kuksianeve, që ishin të bindur se u ishte ngrënë haku.

Tifozët e Tiranës edhe dje ishin në stadium jo pak. Rreth 2000 tifozë mbushnin "Selman Stërmasin". Ama, në momentin që Kukësi përmbysi rezultatin e takimit, ata shpërthyen ndaj trajnerit Julian Ahmataj. "Mos u fut në pankinë, jep dorëheqjen o Jul", dëgjoheshi­n thirrjet e tifozëve.

Tifozët e Tiranës nuk janë përmbajtur edhe në momentin kur Elton Kale po bëhej gati të hynte në fushë. Të irrituar për rezultatin, ata anë kërcënuar mesfushori­n që të mos futej në fushë, pasi në atë moment gjithçka ishte mbyllur dhe për të ishte e kotë.

 ??  ?? Ekipet dhe arbitrat duke u solidarizu­ar me tragjedinë e 26 nëntorit
Ekipet dhe arbitrat duke u solidarizu­ar me tragjedinë e 26 nëntorit
 ??  ?? Tribuna VIP gjatë ndeshjes së djeshme FOTOT: F.Hazisllari
Tribuna VIP gjatë ndeshjes së djeshme FOTOT: F.Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania