Panorama Sport (Albania)

Abazaj: Kukësi tregoi që di të luajë futboll

- Sa afër duket titulli?

Kristal Abazaj është nga ata që bën diferencën në fushën e lojës. Lojtari më i mirë i ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit u shpall Kristal Abazaj, i cili shënoi edhe golin e tretë për kuksianët. Në intervistë­n pas ndeshjes për "SuperSport", Abazaj vlerësoi lojën e gjithë skuadrës, veç paraqitjes së tij. Rreth titullit kampion deklaroi se është ende herët për të folur, por Kukësi po tregon që di të luajë futboll sipas tij.

E ndieni që ky është maksimumi i skuadrës?

Nuk besoj se isha unë më i miri i ndeshjes. Të gjithë bënë një ndeshje fantastike. Këtë javë kemi dalë në konkluzion­in që kemi cilësi, por nuk i kemi shfaqur në ndeshje. Sot i shfaqëm dhe e ngritëm shumë lart nivelin.

Është momenti për të shpërthyer sulmi i Kukësit?

Të gjithë presin shumë, sepse dihet që Kukësi ka bërë një merkato për kampion. Edhe në mesfushë e prapa na ndihmojnë shumë, janë të mirë. Edhe pjesa sulmuese po vjen në formën më të mirë.

Kishit përballë Dokën, si ishte ky duel?

Unë Albin e kam shumë shok dhe jam tifoz me Tiranën, e kam thënë. Por unë mbroj ngjyrat e Kukësit tani, pavarësish­t se për kë bëj tifo.

Është akoma herët, pikët aty janë. Ekipet janë afër. Do e marrim nga ndeshja në ndeshje dhe Kukësi po tregon që di të luajë futboll.

Mendoni se me këtë intensitet loje do ta kapni Kombëtaren?

Një qind për qind nuk jam shumë i kënaqur edhe nga vetja. Po bëj më të mirën të vij në maksimum. Edhe stërvitjen po e bëj veçmas ekipit.

A nuk ju frymëzon aq shumë kampionati shqiptar?

Edhe atmosfera mungon, sepse jashtë stadiumit ka mbi 20 mijë tifozë dhe ingranimi mungon.

 ??  ?? BYLIS-PARTIZANI 2-1
Ballshiotë­t duke festuar me tifozët pas ndeshjes
BYLIS-PARTIZANI 2-1 Ballshiotë­t duke festuar me tifozët pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania