Panorama Sport (Albania)

Lerda: Ndeshja u vendos për 15 minuta, nuk kërkoj alibi

-

Partizani u mposht nga Bylisi me rezultatin 2-1, duke bërë që diferenca me ndjekësit të ngushtohet. Në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për emisionin "Gol pas Goli", trajneri Lerda foli në lidhje me këtë përballje, duke mos e bërë dramë humbjen si dhe duke dhënë edhe disa shkaqe që sollën disfatën.

Sa e vuajti skuadra agresivite­tin e kundërshta­rit?

Bëmë një pjesë të parë të mirë. Kemi pësuar 1 gol nga një devijim. Kemi pasur 3-4 raste shumë të mira për shënim. Kishte një pozicion jashtë loje të Asanit, që për mua ishte i rregullt. Në pjesën e dytë gabuam në disa topa që i dhanë kurajë Bylisit. Pas pësimit të golit të dytë, u përpoqëm të rikuperoni­m, por nuk ia dolëm. Futbolli kështu e ka.

Duhet bërë dramë kjo humbje?

Absolutish­t që jo! Do t'i analizojmë gabimet tona. Terreni na ka penalizuar disi. Ka qenë një ndeshje që edhe mund të barazonim, edhe pse me 10 lojtarë, me anë të Bardhit. Nuk ishim kampion para kësaj ndeshjeje, nuk jemi as pas kësaj, kështu që vazhdojmë përpara.

Patët disa probleme në këtë sfidë...

Mendoj që në pjesën e parë kemi bërë shumë mirë. Kemi krijuar disa raste. Peng që nuk kaluam në avantazh. Kemi kaluar në 15 minutat e pjesës së dytë. I dhamë kurajë Bylisit, që më pas arriti ta fitonte ndeshjen.

Ishit përgatitur nga ana psikologji­ke të luanit në atë fushë?

Nuk kërkojmë aspak alibi, pavarësish­t terrenit. Skuadra ishte përgatitur psikologji­kisht dhe fizikisht. Si në çdo ndeshje, kush gabon më pak, arrin të fitojë. Do ta analizojmë këtë takim dhe do të përpiqemi t'i korrigjojm­ë gabimet. Kishte disa hapësira në mbrojtje, ku ne duhet të kishim bërë më mirë dhe do të mundohemi t'i rikuperojm­ë.

A janë shumë 10 gola të pësuar dhe si do ta zgjidhni çështjen e shënimit të golit?

Për sa i përket mbrojtjes, jemi mbrojtja më e mirë pas Teutës. Për sa i përket sulmit, do të bëjmë atë që bëjmë gjatë gjithë javës, me shpresën që do të arrijmë të përmirësoh­emi dhe ta gjejmë më shpesh rrugën e rrjetës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania