Panorama Sport (Albania)

Marantas thuajse i larguar, klubi i kërkon dorëheqjen

-

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, është thuajse i larguar pas humbjes në shtëpi ndaj Vllaznisë. "Panorama Sport" zbulon se drejtuesit e klubit bluzi, pas një mbledhjeje që kanë bërë dje në mbrëmje, i kanë kërkuar dorëheqjen grekut, i cili prej tre muajsh drejton bluzinjtë. Palët janë në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshj­en me mirëkuptim sa i përket kontratës. Marantas nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, kështu që Luftëtari tashmë duhet të gjejë konsensus me trajnerin sa i përket dëmshpërbl­imit që ai do të kërkojë. Mësohet se greku ka kërkuar tre paga për të firmosur ndërprerje­n e kontratës. Sot pritet të konfirmohe­t edhe zyrtarisht nga klubi e ardhmja e trajnerit. "NUK IKI SI ATA QË E LANË NË RRUGË"

Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes së djeshme, Marantas u bë nervoz kur u pyet nga gazeta nëse do ta rishikonte të ardhmen pas kësaj humbjeje. Ai nuk ngurroi të shigjetont­e ish-trajnerët Klevis Dalipi dhe Klodian Duro. "Për të ardhmen time mund të pyesni drejtuesit e klubit. Unë ditën e hënë do të jem në stërvitje, nuk e braktis skuadrën. Dy trajnerët që kanë qenë këtu më përpara e lanë ekipin mes katër rrugëve, por unë nuk e lë ekipin dhe as nuk e hedh nga kategoria. Nuk tërhiqem! Falënderoj tifozët që erdhën sot (dje) në stadium dhe ndihmuan skuadrën, por kjo ishte një humbje shumë e hidhur. Sado të kemi luajtur mirë, përderisa nuk morëm rezultatin që donim, nuk vlen", ka thënë Marantas për "Panorama Sport" pas ndeshjes. Ndërsa në bisedën për "SuperSport", trajneri la të kuptohet se problemet që ka klubi sa i përket anës financiare kanë ndikuar për lënien jashtë të lojtarëve si Fili apo Renja. "Unë marr përgjegjës­itë e mia. Kam thënë që Luftëtari do të mbijetojë, por duhet të jenë edhe kushtet e mira. Kush është i zgjuar, e kupton. Kam marrëdhëni­e të mirë me Filin, Renjën dhe të gjithë lojtarët. Mund të pyesni pse janë jashtë fushe ata. Po ju thanë që i kam lënë unë jashtë, do qesh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania