Panorama Sport (Albania)

Jonuz ngushëllon Marantasin, Vllaznia del me duartrokit­je

-

Ndeshja e djeshme me Vllazninë ishte e një rëndësie të madhe për bluzinjtë, pasi në rast fitoreje do të rihapnin shpresat e tyre për mbijetesën. Për këtë, dje në stadium ka pasur rreth 1000 të pranishëm në mbështetje të ekipit gjirokastr­it. "Panorama Sport" sjell momentet pikante, batutat dhe ironitë e tifozëve dhe xhestin e madh prej tyre në fund të ndeshjes. * Me moton "Dhuro për Shqipërinë", dy formacione­t kanë zbritur në fushë me fanella sensibiliz­uese për tragjedinë në Shqipëri. Gjithashtu u mbajt një minutë heshtje, por lojtarët dhe gjyqtarët kishin edhe një shirit të zi në krah.

* Pa kaluar pesë minuta nga fillimi i ndeshjes, trajneri Marantas i drejtohet Likës: "Eh Like, çfarë bën? Prikas, mos më luaj me topin prapa. Para, nuk e sheh ç'të bën kundërshta­ri?", këto janë fjalët e grekut Marantas drejtuar Prikasit në minutën e 12-të.

* Në çdo dalje të Luftëtarit në sulm, Marantas u druhej aftësive dhe përvojës së Ndriçim Shtubinës. Në çdo moment, dy mbrojtësit e qendrës i udhëzonte të viheshin në ndjekje të tij.

* Në të 39-ën minutë, Sino bën lëmsh adresimin e kartonit të verdhë: Është dashur ndërhyrja e Malotës për të saktësuar akordimin, pasi Sino më parë ndëshkoi Gligorovin me të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në dëm të Dushkajt. Në fakt ishte për Shehin, me të drejtë.

* Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, Marantasin, krahas etheve të rasteve të humbura, e zënë dhe ato të ftohtit. Mbi kostumin sportiv vesh xhupin blu.

* Trajneri i Vllaznisë nuk u ul për asnjë minutë gjatë pjesës së parë.

* Në minutën e 72-të, Lika i Vllaznisë gjuan nga një distancë prej 20 metrash dhe topi përfundon jashtë. Ka ironi nga tifozët: "O Lika, nuk je Roberto Karlos ti që të bësh gjuajtje si ai".

* Kur duheshin edhe 13 minuta nga fundi i ndeshjes, trajneri Jonuz i afrohet asistentit të parë, Devis Korreshi, duke i bërë me shenjë orën për ta pyetur edhe sa minuta kanë mbetur. * Pak minuta nga fundi vjen dhe kartoni i kuq për sulmuesin Joan Çela nga stoli. Arsyeja, nga sa u mësua, ishte për fyerje të gjyqtarëve.

* Në fund të ndeshjes, trajneri i shkodranëv­e shkon në pankinën e Luftëtarit dhe takohet me homologun e tij, Marantas.

* Në kor, tifozët vendës kanë duartrokit­ur Vllazninë pas fitores, për të shoqëruar më tej edhe autobusin e shkodranëv­e në mënyrën më të kulturuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania