Panorama Sport (Albania)

Daja: Skënderbeu shkon në Durrës vetëm për fitore

Trajneri: Bregu është gati, llogaritë në fund

- Llazi Saro

Skënderbeu do të kërkojë vijimësinë e rezultatev­e pozitive edhe këtë javë. Pas dy fitoresh radhazi përballë Bylisit në transfertë dhe në shtëpi ndaj Tiranës, bardhekuqt­ë do të kërkojnë suksesin edhe në Durrës. Për trajnerin Ilir Daja, pavarësish­t situatës së krijuar së fundmi, ndeshja është e një vështirësi­e të veçantë. Këtë herë, Skënderbeu ka rikuperuar Bregun.

Daja, rikthehet kampionati, si e shikoni këtë ndeshje?

Do të jetë një takim që, për hir të së vërtetës, do të ketë një specifikë të veçantë nga një ndeshje radhe. Nuk përjashtoh­et mundësia që ekipet të jenë të tronditura edhe nga ajo që ndodhi. Gjithsesi, tani jemi më larg situatës së krijuar dhe kam përshtypje­n se do të mund të fokusohemi vetëm te futbolli.

A do të jetë Teuta një kundërshta­r më i vështirë?

Teuta mbetet një kundërshta­r i vështirë, edhe për vetë faktin se ka një ekip me elementë të rinj, por mjaft cilësorë. Kjo e bën skuadrën që të jetë e organizuar mirë. Situata në të cilën ndodhet kundërshta­ri nuk është brenda pritshmëri­ve sezonale, kështu që do të kërkojë të rikthehet te sukseset për t'u ngritur në renditje. Mbetet një takim i vështirë, ashtu siç është çdo ndeshje e këtij kampionati. Skënderbeu, në kërkim të një tjetër suksesi apo edhe 1 pikë mjafton?

Pa dyshim që Skënderbeu, për nga ndërtimi i këtij klubi, është gjithmonë i fokusuar te suksesi dhe nuk shkon në një takim për të menduar rezultat tjetër veç fitores. Ne do të shkojmë atje për të marrë maksimumin e mundshëm dhe për këtë duhet të japim më të mirën. Nëse japim gjithçka sa kemi, atëherë edhe rezultati do jetë i mirë.

Kjo do të thotë se nuk kënaqeni me vetëm një pikë?

Gjithçka është në varësi të lojës dhe fragmentev­e të saj. Do të isha i kënaqur me një pikë në rast se ekipi do shprehet siç bëmë në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Kukësit. Por në këtë moment pikët janë më të rëndësishm­e se gjithçka, prandaj do mundohemi të marrim maksimumin.

Sa pozitivish­t ndikoi shtyrja e kampionati­t te Skënderbeu?

Ajo situatë e krijuar nuk të lejonte të luaje futboll apo të mendoje për këtë gjë. Normalisht patëm më shumë kohë për të rikuperuar plotësisht disa lojtarë dhe për të kthyer Bregun, i cili duket se do të jetë i gatshëm. Kjo na bën mirë, pasi do kemi ekip më të plotë.

Duke parë ecurinë e kampionati­t, ky ekip a mund të synojë më shumë?

Nuk duhet të kemi këtë ide për të ecur përpara. Le të mos krijojmë diskutime, por të mendojmë në fushë ndeshje pas ndeshjeje për të marrë rezultat sa më pozitiv. Llogaritë bëhen në fund dhe deri atëherë duhet të bëjmë më të mirën tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania