Panorama Sport (Albania)

Moçka sfidon Laçin: Gati për t’i surprizuar, nuk janë aq të fortë

Flamurtari/ Flet portieri që ka fituar kupën me kurbinasit

- Ermal Sika

Shpëtim Moçka kërkon fitoren përballë së shkuarës së tij. Në një intervistë për "Panorama Sport", vlonjati tha se kënaqet vetëm me tri pikët. E konsideron më të dobët këtë Laç, në krahasim me ekipin kur ka qenë vetë pjesë e tij, ndërsa thotë se duhet pasur kujdes Nuabueze.

Moçka, si jeni përgatitur për ndeshjen me Laçin?

Kemi pasur kohën e mjaftueshm­e, dy javë në dispozicio­n, për shkak të ndërprerje­s së kampionati­t prej tërmetit. Në Laç do të jetë ndeshje e fortë dhe shpresoj për një rezultat pozitiv.

Do të mjaftoheni edhe me një barazim?

Ne nuk e kemi shijuar fitoren këtë kampionat dhe do dëshironim të na vinte në këtë ndeshje. Por edhe barazimi nuk është rezultat i keq.

Kujt i druheni te kurbinasit?

Te Laçi ne nuk i druhemi askujt, por ata kanë një grup të mirë. Mendoj se pika e tyre më e fortë është Nuabueze, por edhe lojtarët e tjerë nuk janë të këqij. Përkundraz­i, duhet të merren në konsiderat­ë.

Po te Flamurtari, cila është

Mendoj se ne kemi lojtarë të mirë në përbërje, por nuk e kemi treguar ashtu siç duhet. Nuk mendoj se Flamurtari e ka këtë grup për të qëndruar në fund të tabelës së klasifikim­it.

Çfarë nuk ka shkuar që jeni në këtë situatë?

Them se ka ndikuar fakti që ekipi u grumbullua me vonesë. Gjithashtu edhe problemati­kat e tjera, që na kanë bërë të jemi në këtë situatë. A keni shpresë se do të ndryshojë gjendja në të cilën ndodheni?

Patjetër që po. Unë jam besimplotë se situata do të ndryshojë. Edhe djemtë shpresojnë pasi Flamurtari­t, këtij qyteti dhe këtij emri legjendar, nuk i takon që të jetë në këtë pozicion.

Keni qenë te Laçi para disa viteve, sa ndryshon ky ekip me atë? Atë vit kemi fituar Kupën e Shqipërisë, kam kujtime të bukura, por jam pjesë e Flamurtari­t dhe bëj detyrën time. Shpresoj të dalim me fitore. Mendoj se grupi i atëhershëm ka qenë më i fortë se ky i tanishmi.

Ka pasur shumë kualitet në përbërje. Por edhe ky nuk është ekip i keq...

Riktheheni me ndonjë emocion të veçantë në Laç?

Jo, nuk kam ndonjë emocion. Unë bëj detyrën. Jam portier i Flamurtari­t, i qytetit tim dhe shpresoj të dal me sukses nga kjo ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania