Panorama Sport (Albania)

Kastrioti s’ndalet, i falet Markut

Kryesuesit kalojnë me sukses një tjetër transfertë të vështirë, tani janë 6 pikë para

- ALDO BUZI

Në stadiumin “Hasan Zyla” del fitues Kastrioti, ndërsa tek Egnatia ka pakënaqësi për gjykimin. Një gol i Taulant Markut 9 minuta para fundit u jep krutanëve një fitore të rëndësishm­e në këtë transfertë. Edhe pse të besuarit e trajnerit Bano zhvilluan një 90-minutësh të mirë, u ndien mungesat e Dimos dhe Bejkos, ndërsa portieri Hasanbelli nuk u rrezikua, pasi vinte nga dëmtimi. Pas ndeshjes, drejtuesit rrogozhina­s deklaruan se gjykimi ishte tendencioz, në dëm të Egnatias.

NDESHJA - Përpara nisjes së lojës, lojtarët mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit. Pasi skuadrat u njohën me terrenin, nisën rastet e para dhe i pari tenton Mehmeti me një gjuajtje të ndalur nga mbrojtja, ndërsa për Egnatian kundërpërg­jigjet Gjoka me një diagonale. Loja zhvillohet e fortë, siç pritej. Në minutën e 36-të, Gustavo shkon drejt portës mike, shkëputet nga mbrojtësit dhe godet fort, por grushton Selaci. Sefgjinaj

provon në fundin e pjesës së parë me një goditje dënimi, topi ndalet në barrikadë. Pjesa e dytë nis me Egnatian më aktive dhe mesfushori Duka kërkon të bëhet protagonis­t, por goditja e tij nuk shkon në rrjetë. Trajneri Bano hedh në fushë edhe Jaupajn.

Loja ka ritëm, por mungojnë golat. Basha provon me kokë afër portës së Varfit, i cili pret pa shumë mundim. Da Kosta i afrohet golit në dy raste, së pari me një gjuajtje nga distanca, ndërsa në rastin e dytë kalon edhe portierin Selaci e gjuan, por Neziri largon topin mbi

vijë, duke shpëtuar portën. Në minutën e 81-të vjen ndëshkimi, Marku realizon me kokë afër portës, pas krosit nga një goditje dënimi. Rrogozhina­sit goditen moralisht dhe nuk arrijnë të barazojnë, Kastrioti largohet fitimtar nga kjo ndeshje.

DRANGA - Humbja me

Kastriotin i është faturuar gjykimit nga klubi rrogozhina­s. Për “Panorama Sport”, administra­tori Olsi Dranga u shpreh: “Jemi të shokuar nga kjo humbje, sepse shpresonim se do të luhej futboll. Askush nuk mund të tallet me një qytet që mbush stadiumin. Gjykimi

ishte tendencioz nga fillimi në fund. Nuk u la të luhej një përballje dinjitoze. Jemi të indinjuar dhe kërkojmë të merren masa, pasi nuk mund të hidhet poshtë djersa e lojtarëve e investimet tona. Na u bë padrejtësi, por Egnatia do të jetë gjithmonë ‘Fair Play’”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania