Panorama Sport (Albania)

Mile: Asnjë nënvlerësi­m Delvinës

- Edi Spahiu

Tomori ka bërë një galopim të fuqishëm javët e fundit të kampionati­t, duke mundur edhe Albpetroli­n rival në fushën e tij. Tashmë kreu është shumë afër dhe në Berat besojnë shumë se kthimi në Kategorinë e Parë është plotësisht i arritshëm në fund të këtij sezoni. Beratasit kanë zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Delvinën. Stafi teknik dhe futbollist­ët e Tomorit janë në pritje të fitores së radhës dhe për këtë janë përqendrua­r për të dhënë më të mirën në fushë. Forma optimale e skuadrës së Tomorit, pa as më të voglin dyshim, jep shpresë të madhe për një fitore të mundshme në takimin e sotëm përballë Delvinës, por trajneri Mile kërkon të lërë mënjanë çdo lloj euforie apo nënvlerësi­mi. Ai u ka bërë apel futbollist­ëve të tij që të qëndrojnë me "këmbë në tokë" në çdo moment dhe ta vlerësojnë kundërshta­rin e radhës. Në një prononcim për "Panorama Sport", një ditë para ndeshjes, trajneri Kristaq Mile ka theksuar: "Asnjë nënvlerësi­m, jo vetëm ndaj Delvinës, por ndaj kundërshta­rit, sepse ne thjesht duam të sillemi si profesioni­stë në fushë. Pak rëndësi ka emri i skuadrës kundërshta­re. E vlerësoj maksimalis­ht Delvinën që ka një skuadër shumë cilësore dhe ndaj saj duhet dhënë maksimumi në fushë, sepse ndoshta fati mund të jetë me ne këtë javë, duke na ndihmuar për të marrë kreun e tabelës së renditjes. Gjithsesi, ne duhet të bëjmë së pari detyrën tonë". Trajneri beratas ka parasysh faktin seAlbpetro­li rival, që kryeson me 2 pikë diferencë Grupin e Jugut, luan sot në transfertë me Skraparin dhe mund të lërë pikë. Beratasit janë gati të pasurojnë serinë e fitoreve sot në stadiumin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania