Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 7.5 - Dopio-pritja ndaj penalltisë së Imobiles, pastaj frenon edhe Laxarrin, edhe pse Kaisedo e mposht në fund. Juventinët nuk do donin ta mendonin se si mund të kishte përfunduar pa atë në portë... KUADRADO 5 - Në fazën sulmuese është gjithmonë prezent, por kartoni i kuq kushtëzoi ndeshjen. Nja naivitet që peshoi rëndë.

BONUÇI 5 - Gabon totalisht kohën e kërcimit në krosimin e Albertos, i cili solli barazimin e Felipes. Shumë i pavendosur dhe shpeshherë jashtë kohe. Një natë e errët!

DE LIGT 5.5 - Në pjesën e parë frenon disa herë Imobilen, por është jashtë kohe në golin e Milinkoviç-Saviçit. Mund dhe duhet të rritet ende.

SANDRO 6 - Vërtet vuan Laxarrin, por ishte i vetmi nga mbrojtësit që bëri disa gjëra korrekte në fushë, si në mbrojtje, por edhe në sulm.

BENTANKUR 7 - Dha asistin për Ronaldon dhe përhapi panik sa herë që prekte topin me këmbë në zonën laciale. Pas daljes së tij, shuhet edhe Juventusi. Në të 40ën Emre Xhan (nota 5), por gjermani më shumë se ndihmoi, i shkaktoi shumë probleme Juves.

PJANIÇ 5.5 - Pasi humbi mburojën e tij, Bentankuri­n, edhe boshnjaku doli jashtë ritmi dhe u mbyt mes mesfushës laciale.

MATUIDI 5.5 - Shumë vrapime e sakrifica, por ka faj në golin e 1-1, pasi i humb nga markimi Luis Felipe.

BERNARDESK­I 5 - Gabon një gol jo të pamundur me portën thuajse bosh, por përveç 15 minutave të para, nuk bëri asgjë tjetër në fushë.

Në të 71-ën Danilo (pa notë), pasi shihet vetëm për një goditje nga distanca që e dërgon në parkingun e "Olimpikos".

DIBALA 6.5 - Do të kishte merituar notën 8 sikur në atë moment egoizmi të tepruar do t'i kishte shërbyer Ronaldos dhe jo të godiste vetë portën, pas dhuratës së Strakoshës. Gjithsesi, argjentina­si konfirmohe­t njeriu më në formë i Juves, pasi i ngroh disa herë dorezat portierit shqiptar dhe shpërndan lojën. Në të 80-ën Higuain (pa notë), me "Pipitan" që nuk u shërbye asnjëherë.

RONALDO 6.5 - Një pjesë e parë shumë pozitive: pikturon krosimin për kokën e Bernardesk­it; nis vetë aksionin e golit personal dhe e mbyll me sukses, ndërsa sheh edhe Strakoshën t'i mohojë mbi vijën fatale dopietën personale. Në pjesën e dytë vuan shumë, ndonëse rikthimi te goli me aksion pas 19 tetorit (Juve-Bolonja 2-1) është sinjal pozitiv.

Trajneri SARRI 5 - Ndeshja e dytë radhazi pa fitore në Serinë A. Në "Olimpiko" Juventusi i tij e nis mjaft mirë, por çmontohet totalisht me kalimin e minutave. Vërtet mund të justifikoh­et me të kuqin e Kuadrados, por që disa ingranazhe nuk funksionoj­në siç duhet te ky ekip, kjo dallohet qartë. Dhe përgjegjës­i është vetëm ai!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania