Panorama Sport (Albania)

Bonuçi bën sherr me Kuadradon, Sarri e justifikon: I kuq i tepruar

Ndodhi edhe me Atletikon, përsëri tension mes kapitenit dhe kolumbiani­t

-

Te Juventusi diçka nuk funksionon, por te Juventusi ndoshta diçka edhe mund të jetë krisur brenda dhomave të zhveshjes, edhe pse nuk ka asgjë që nuk zgjidhet nëse je një skuadër e madhe. Gjithsesi, ajo që ra në sy shumë natën e djeshme ishte edhe debati i nxehtë mes kapitenit Leonardo Bonuçit dhe Huan Kuadrados. Në momentin e kartonit të kuq nga ana e arbitrit Majkëll Fabri, anësori kolumbian ishte shumë i nervozuar me kryesorin e takimit, si rrjedhojë edhe e një ndërhyrjej­e shumë të rëndë që ai kishte pësuar në pjesën e parë, por që "bilbili" nga Ravena la lejimin e lojës, edhe pse pamjet e përsëritur­a treguan se ndëhyrja në kavilje ishte shumë e ashpër. Gjithsesi, ajo që bëri jehonë në median italiane është fakti se mes Bonuçit dhe Kuadrados duket se gjakrat kanë kohë që janë nxehur, sepse në momentin që amerikano-jugori po protestont­e, kapiteni i vuri dojën në gojë, por aty erdhi edhe një reagim shumë i ashpër, një goditje nga ana e Kuadrados ndaj mbrojtësit, që më pas u nda nga lojtarët e tjerë. Një skenë e tillë duket e përsëritur, duke qenë se edhe në tunel, pas ndeshjes së parë të fazës së grupeve, që Juventusi barazoi 2-2 ndaj Atletikos së Madridit, në Champions, kishte pasur shkëndija mes Bonuçit dhe

Kuadrados dhe pa dyshim që ky tension i përsëritur lë një enigmë të madhe për t'u mësuar më konkretish­t.

Flet Sarri - Por derisa investigim­i i medias italiane të bëjë punën e vet, trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, i del në mbrojtje Kuadrados. "Mu duk shumë i tepruar ai karton i kuq ndaj Huanit. Nuk besoj se ekzistonin limitet për përjashtim­in e tij, duke parë edhe se topi po shkonte drejt vijës anësore dhe nuk mendoj se ishte një rast i pastër për gol, që duhej të meritonte të kuqin. Më vjen keq, sepse pikërisht ky episod ishte ai që kushtëzoi ndeshjen, por edhe disa të tjerë, ndonëse nuk është e rëndësishm­e. Edhe pse rezultati është tepër negativ, nota pozitive e ndeshjes është forma në rritje e ekipit. Pashë të gjithë që të vraponin më shumë. Mes tyre edhe Ronaldon, i cili më në fund ka nisur që të stërvitet me regjim të plotë dhe kjo u pa qartë në fushë. Ajo që gjithashtu shpresoj është që Bentankur të mos ketë asgjë serioze, edhe pse e vërteta është që nuk jemi shumë optimistë mbi dëmtimin e tij. Madje, dalja e Bentankuri­t nga fusha na bëri që të humbnim shumë terren, sepse për momentin, Rodrigo është jetik për sistemin tonë të lojës", u shpreh trajneri bardhezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania