Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Bolonja ka arritur të koleksiono­jë vetëm një sukses në 19 përballjet e fundit me Milanin. Për kuqezinjtë, 13 fitore dhe 5 barazime. - Kuqeblutë nuk fitojnë në shtëpi ndaj “Djallit” që në sezonin 2002. Në sezonet pasardhëse të Serisë A, Milani ka fituar nëntë dhe barazuar katër herë në “Dall’Ara”, madje në tetë prej këtyre ndeshjeve kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol.

- Në gjashtë takimet e fundit mes këtyre ekipeve, asnjë nuk është humbur nga Milani.

- Mes skuadrave të përballura të paktën dhjetë herë, Milani është ndër ato të cilave Matia Destro i ka shënuar më pak. Sulmuesi bolonjez i ka ndëshkuar vetëm dy herë kuqezinjtë, e fundit vjet në maj.

- Milani është skuadra që i ka shënuar më shumë Bolonjës në Serinë A. 220 gola në 142 përballje me kuqezinjtë, që realizojnë nga 1.6 gola sa herë sfidojnë kuqeblutë.

- Vjet, kuqezinjtë barazonin ndaj Bolonjës në transfertë dhe fitonin në shtëpi. Hera e fundit që “Djalli” nuk fitonte asnjërën nga dy ndeshjet e kampionati­t ndaj kuqebluve ishte në sezonin 2011-‘12 (dy barazime). - Hakan Çalhanoglu ka qenë pjesë e dy golave në dy sfida kundër Bolonjës në kampionat me fanellën kuqezi. Për turkun, një asist dhe një gol në ndeshjen e fituar nga “Djalli” në prill të një viti më parë. - Sinisha Mihajloviç ka drejtuar Milanin në 32 ndeshje kampionat, me 41 për qind të sfidave të fituara. Vetëm në përvojën aktuale në Serinë A, tekniku serb mund t’i krenohet një ecurie më të mirë në kampionat, falë 54 për qind të ndeshjeve të fituara si trajner i Bolonjës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania