Panorama Sport (Albania)

“Trofetë në ADN-në e klubit, s’kam detyruar askënd të zgjedhë Milanin”

-

E kaluara, e tashmja, por sidomos e ardhja. Tri kohë shumë të vyera për Paolo Maldinin, i cili në një intervistë ekskluzive për “SportWeek” ka prekur tri shtrirjet e Milanit. Drejtuesi nuk bën pas e aq më tepër nuk pranon të ridimensio­nojë ambiciet e “Djallit”, pavarësish­t renditjes, e cila e sheh skuadrën e Piolit në krahun e djathtë të renditjes së Serisë A.

Përveç rezultatev­e, po vihet në diskutim edhe ADN-ja e Milanit. Mos po humbet?

Ne po ngremë themelet e një cikli të ri dhe jemi gati të ringrihemi. Vlerat e Milanit janë të njëjtat, me elegancën dhe pasionin në nivele të larta. ADN-ja nuk është cenuar nga rezultatet dhe për këtë mjafton të shikoni ekipet zinxhir.

Marrim si shembull Danielin. Djali juaj është një nga liderët e Primaverës.

Kur isha i vogël, im atë më pyeti nëse preferoja të luaja në portë apo në fushë, tek Interi apo te Milani. Pasioni për futbollin është i natyrshëm në familjen tonë, ndaj edhe unë kam pasur të njëjtin qëndrim me djemtë e mi. Nuk kam detyruar asnjërin të luajë apo të mbështesë një ekip të caktuar.

E gjeni dot veten te lojtarët aktualë kuqezinj?

Po flasim për epoka të ndryshme. Kur ishte Berluskoni, struktura e klubit ishte më solide dhe konkurrenc­a ishte më e pakët, ndaj edhe ringritja ishte më e lehtë pasi rrëzoheshi­m. Ekipi aktual ka cilësi, por kemi humbur disa shanse të mira për të përfituar.

Pas Jonghong Li, klubi kaloi nën qeverisjen e “Elliot”. Si po përgatiten­i për hapin tjetër?

Klubet angleze dhe shumë të tjera në Europë mund të përballojn­ë shpenzimet e mëdha të merkatos. Edhe ne duam të jemi pjesë e tyre dhe për këtë kemi një plan afatmesëm. Siç thashë, duhen shfrytëzua­r shanset. Në të kaluarën i kapnim në ajër, siç ndodhi me titullin, kur në stol kishim Zakeronin.

Si e parashikon­i të ardhmen e Milanit?

Në momentet e vështira, më shumë sesa vlera teknike e një futbollist­i, del në pah ajo njerëzore. Disa trena kalojnë një herë në jetë dhe duhet të jemi të zotë për t’i kapur. Majat janë një pozicion prej të privilegju­ari dhe nëse arrin, mund të barazohesh e pse jo, të bësh më mirë se të tjerët. Jemi gati për këtë hap.

Pas thuajse 1 javë, “Djalli” do të mbushë 120 vjeç. Cila është ndjesia kur e gjeni veten si pjesë të historisë?

Herë pas here vizitoj muzeun e klubit. Fanellat dhe “Topat e Artë” janë objektet që më pëlqejnë më shumë. Në shtëpi nuk kam asgjë përveç një fanelle të finales së Mançesteri­t, madje as atë nuk e di ku e kam. Ajo në fakt ishte grisur, sepse gjatë një këndoreje Takinardi u kap pas meje. Atë fanellë u kërkova shokëve të ma firmosnin sepse kujtoja se do të ishte e fundit, por ja që koleksiono­va edhe dy finale të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania