Panorama Sport (Albania)

Mihajloviç “prodhoi” Xhixhon, ribashkimi varet nga... moti

- SUPERPORTI­ER RINOVIMI

Historia mes Sinisha Mihajloviç­it dhe Xhanluxhi Donarumës nisi katër vite më parë. Ishte pikërisht serbi, asokohe trajner i Milanit, që besoi në aftësitë e Xhixhos 16 vjeç. Sot Bolonja pret “Djallin”, ndërsa takimi mes trajnerit dhe nxënësit varet nga moti. Nëse bie shi, vështirë që Sinisha të drejtojë kuqeblutë nga stoli, por elozhet nga 20-vjeçari nuk i mungojnë: “Sinisha është një luan që të shtyn të bësh më shumë, sidomos në fushë. Gjatë ndeshjeve më motivonte shumë dhe nëse kishte diçka që nuk shkonte, vinte ta thoshte në fytyrë. Ky ishte virtyti i tij më i bukur”.

– Më sipër kuptuam se çfarë ishte trajneri për gardianin kuqezi, teksa edhe “Miha”, siç i thonë të gjithë, nuk kursehet për Donarumën. “Ishte thjesht një adoleshent, por me të dhëna fizike dhe teknike të jashtëzako­nshme. Nuk pyeta për rrjete sociale e kritika, por i besova sepse e meritonte”, deklaronte serbi pak kohë më parë. Xhixho

i ka kaluar të gjitha provimet e moshës dhe po u afrohet 200 ndeshjeve zyrtare me Milanin. Pasardhësi i Bufonit do të mbrojë portën e Italisë në Europian. Jo keq për dikë që sapo ka mbushur 20 vite dhe që përpara ka ende shumë kapituj për të shkruar.

– Aftësitë e Donarumës

nuk diskutohen më. Boban dhe Maldini e dinë se kanë në duar një djalosh të “moshuar”, të cilin jo më kot e kanë pagëzuar si lider të Milanit. Numri 99 u përgjigjet me pritje të shumta e fjalë të pakta, duke u shndërruar në simbol të një ekipi që ende kërkon një identitet të saktë. Pas 17 muajsh, kontrata e

portierit me Milanin përfundon. 6 milionë eurot në sezon nuk mjaftojnë më dhe klubi do të tentojë rinovimin. Qëllimi kryesor është përfitimi në rast se shitja e djaloshi 196 centimetra bëhet e detyrueshm­e për çështje bilanci. Vetë gardiani e di që dita e largimit do të vijë, por dëshira e tij është

që ta bëjë duke u dhuruar diçka tifozëve milanistë. Juvja është ndër ekipet e fundit që ka trokitur për shërbimet e Xhixhos, teksa PSG-ja dhe klube të tjera e ndjekin prej kohës. Çasti i bisedimeve do të vijë, por fillimisht njerëzit duhet të mësojnë ta thërrasin Xhixhi, sepse djaloshi është burrë tashmë. Mbase i pari që do ta bëjë diçka të tillë do të jetë Mihajloviç­i sot. Ishte trajneri që i besoi, por edhe një burrë i fortë, që herë pas here nuk ka drojë të përlotet. Ishte i pari që i nuhati cilësitë e Donarumës, portieri që e arriti pjekurinë shumë shpejt. Nuk është çudi që Xhixhi Donaruma të “debutojë” në “Dall’Ara”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania