Panorama Sport (Albania)

Urdhër armatosjej­e, Konte karikon “sherifin” Godin

Uruguaiani iu përgjigj trajnerit, por ka alarm "Kandreva"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Antonio Konte e di mirë që, pavarë sisht se këtë herë do të jetë Barcelona udhëtuese, sfida e fundit e grupeve të Ligës së Kampioneve duket si një mal i lartë për t'u kaluar. Dhe jo më kot menjëherë në përfundim të përballjes kundër Romës "urdhëroi" lojtarët e tij për t'u "armatosur" në prag të sfidës që mund të shënojë sezonin. Një nga të parët që është përgjigjur gati ka qenë Diego Godin, në versionin e tij më të mirë, në momentin vendimtar të sezonit. Koha e zgjedhur është e përkryer: pas mbrëmjes së shkëlqyer të kaluar në Pragë, një tjetër paraqitje super e uruguaiani­t, me momentet perfekte kundër Romës, vendimtar në fazën mbrojtëse dhe kërkues siç i pëlqen Kontes edhe në organizimi­n e lojës.

SHERIFI NË DETYRË - Iu deshën tre muaj, sepse edhe futbollist­ëve me eksperienc­ë si atij i nevojitet kohë për t'u përshtatur me një stil loje totalisht ndryshe. Godin ia ka dalë. Ka studiuar sistemin e Kontes, edhe me ndihmën e videove për të korrigjuar gabimet. Në karrierë nuk kishte luajtur kurrë si qendërmbro­jtës i djathtë në një mbrojtje me tre, ndryshe nga se i kërkonte Simeone tek Atletiko, jo vetëm për pozicionim­in në fushë, por edhe për mentalitet, i mësuar të mbrojë i tërhequr dhe jo duke avancuar. "Unë shoh përpara drejt rrugës sime, nuk kthehem prapa", thoshte Konte duke iu

referuar Godinit (por jo vetëm) një muaj më parë. Mesazhi është marrë. Uruguaiani ka rikujtuar disa lëvizje të së kaluarës, e nisur si fantazist. Dhe tani është gati për t'u përballur me Barcelonën, skuadrën që ka sfiduar më shumë në karrierë (34 herë, po aq sa Realin

e Madridit). Bilanci nuk është pozitiv: vetëm tri fitore, më pas 11 barazime dhe 20 humbje. Por edhe një nga gëzimet më të mëdha: titullin e fituar me Atletikon pikërisht në "Camp Nou" më 17 maj 2014. Mjaftoi një barazim atë ditë. Të martën do të duhet një fitore.

KANDREVA - Me Barcelonën dikush tjetër ndoshta do të duhet të mbështesë skuadrën nga tribuna: nuk i ka mjaftuar nata Antonio Kandrevës për të harruar dhimbjen në shpinë, shqetësim që iu rishfaq në pjesën e parë kundër Romës pas 20 minutash dhe i kushtëzoi rendimenti­n, deri duke e detyruar të zëvendësoh­ej në pushim. Dje paradite situata nuk ishte përmirësua­r. Për mesfushori­n vetëm punë e personaliz­uar. Do të jetë e rëndësishm­e dita e sotme, kalendari ndihmon Konten, sepse për ndeshjen me Barcelonën mungojnë edhe dy ditë të plota. Shpreson trajneri i pari, i cili llogarit edhe mungesat e tjera në mesfushë. Në mungesë të Kandrevës do të ishte i detyruar të aktivizont­e D'Ambrozion mesfushor në mesfushë djathtas dhe në çdo rast do të kishte zgjidhje të limituara në korsi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania