Panorama Sport (Albania)

Son shënon golin e vitit, Totenhemi asfalton Bërnlejn

- KEJN SON

Pas humbjes së pësuar kundër Mançester Junajtidit, Totenhemi i Zhoze Murinjos rikthehet te suksesi, duke asfaltuar Bërnlejn në Londër. Dopietë e Herri Kejnit, plus goli i Lukas Mourës, Heung-Min Sonit dhe Sisokosë ata që vulosin triumfin e thellë të të zotëve të shtëpisë. Por ai që të bën të ndalesh dhe ta rishohësh është perla e sulmuesit koreanojug­or pas gjysmë ore lojë: Son merr topin jashtë zonës së tij dhe përshkon me të gjithë fushën me një shpejtësi marramendë­se, duke dribluar këdo i del përpara, përpara se të “djegë” edhe portierin Poup. Një gol “alla” Maradona apo Mesi, kandidat serioz për çmimin e golit të vitit. Falë “shuplakës” ndaj djemve të dorëzuar të Shon Dajçit, “Spërsat” ngjiten në kuotën e 23 pikëve, vetëm 6 larg Çelsit të vendit të katërt. Totenhemi është rikthyer falë “kurës” Murinjo.

– “Soni vodhi skenën. Një gol i pabesueshë­m, një kundërsulm i shkëlqyer. Gjithçka ai dëshiron të bëjë është të punojë fort dhe të luajë për skuadrën. Ai ka cilësi të shkëlqyera dhe punon shumë për skuadrën. Në tërësi ishte një paraqitje e shkëlqyer. Sa herë luan keq në një ndeshje të madhe si ajo ndaj Junajtidit, mezi pret të nisë takimi i radhës. E patë këtë me këtë ndeshje, ne ushtruam

presing shpejt dhe shfrytëzua­m rastet”, deklaroi kapiteni i “Spërsave”.

– Ndërkohë që Son konfirmon se çfarë kampioni është edhe jashtë fushe: “Kur mora topin, u përpoqa t’ia pasoja Dele Alit, por nuk po e gjeja dhe kështu që vazhdova përpara. Jam i kënaqur që

shënova këtë gol. Ishte e shkëlqyer kjo ndeshje. Krijuam raste dhe u treguam cinikë. I merituam tri pikët. Ishte një paraqitje e pabesueshm­e”. Dhe ndërkohë që Son thoshte këto fjalë, Murinjo thërriste në sfond që Sonit t’i jepej çmimi i lojtarit të ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania