Panorama Sport (Albania)

Pep: S’mund të dorëzohemi

“S’është momenti për të menduar për Liverpulin, kam skuadër fantastike”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tridhjetë e dy pikë pas 16 javësh. Pep Guardiola është duke regjistrua­r në kampionat sezonin e tij më të dobët të karrierës. Kurrë më parë tekniku katalanas nuk ka pasur kaq pak pikë në këtë fazë të sezonit. “Humbëm 1-2, por unë do ta uroja skuadrën time. Futbollist­ët e mi ishin fantastikë, ne jemi një ekip fantastik”, ishin fjalët e para të trajnerit të “Qytetarëve”. “Ata janë shumë të shpejtë, tmerrësish­t të shpejtë dhe ndonjëherë kur humbet topin, është më e vështirë. Ne u përpoqëm, shkuam shumë herë në 1/3at e fundit të fushës, ndoshta më shumë se zakonisht”, shtoi Guardiola, i cili pyetjes nëse gara për titull mund të quhet e përfunduar tani që Liverpuli është 14 përpara, i përgjigjet kështu: “Ne duhet të përpiqemi të vazhdojmë. Ka shumë gjëra për të vazhduar dhe luftuar. Është e vështirë, sepse kundërshta­ri është në një seri të pabesueshm­e fitoresh, 15 nga 16 ndeshje deri tani. Ne pësuam trekatër kundërsulm­e në pjesën e parë dhe ata ishin cinikë, por unë jam më shumë se i gëzuar për paraqitjen tonë. Ushtruam presion ndaj tyre dhe krijuam raste. Në përgjithës­i jam i kënaqur me lojën. Asnjë keqardhje. Unë e di se çfarë skuadre jemi. Jam i kënaqur që punoj me këta djem. U përpoqëm në pjesën e dytë. Fatkeqësis­ht shënuam vonë dhe nuk mund ta kthenim rezultatin. Nuk është koha për të

menduar për titullin kampion. Duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Nuk ka rëndësi nëse diferenca është gjashtë, tetë apo katërmbëdh­jetë pikë, ne duhet të vazhdojmë. Jemi një skuadër fantastike”. Në

lidhje me thirrjet raciste ndaj Fredit, tekniku i Mançester Sitit e dënoi ngjarjen: “Sigurisht që nuk është e pranueshme. Klubi është duke përgatitur një deklaratë për ta dënuar incidentin dhe unë e mbështes atë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania