Panorama Sport (Albania)

Solskjaer: Nuk do ta harrojmë se si e mundëm ekipin më të fortë në botë

-

Që kur është ulur në stolin e Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer zor se ka parë një paraqitje më shpërthyes­e të “Djajve” të tij se ky derbi. “Do ta kujtojmë këtë. Dukeshim shumë të rrezikshëm kur merrnim topin dhe niseshim ndoshta kundër skuadrës më të fortë në botë. Ata janë një ekip i pabesueshë­m dhe të marrësh një rezultat dhe të mbrohesh siç ne bëmë, duke krijuar edhe aq shumë raste... duhet të kishim shënuar tre apo katër gola më shumë, por kjo nuk ndodhi prej ndërhyrjev­e të mira të portierit. Është e vështirë t’ua shkëputësh topin atyre. Ata mund të të lodhin për vdekje, por me shpejtësin­ë dhe kërcënimin që kemi, ne ishim të rrezikshëm sa herë sulmonim. Nuk ka rëndësi ku e fiton topin, e rëndësishm­e është të jesh pozitiv kur e ke atë”, deklaroi trajneri i Junajtidit, i cili u thur elozhe edhe emrave të veçantë: “Ajo që ra në sy ishte forma e skuadrës. Individual­isht ata duhet të rivalizoni­n me disa prej futbollist­ëve më të mirë në botë. Kjo është pjesë e lojës. Është një natë e paharruesh­me për Aron Uan-Bisakën, i cili ka qenë i pabesueshë­m që kur ka ardhur në klub. Kur ti mbron shumë mirë, ndihesh i zhgënjyer që pëson nga një goditje këndi, diçka që nuk është pika e tyre më e fortë, por unë nuk mund të ankohem shumë. David De Gea është portieri më i mirë në botë. Ne prisnim standarde të larta prej tij dhe ai po rikthehet në formën e tij më të mirë”. Pastaj edhe një koment ndaj fyerjeve raciste ndaj Fredit: “I pashë në video, ishte për Lingardin e Fredin dhe atij tifozi duhet t’i vijë turp nga vetja. Është e papranuesh­me dhe unë shpresoj që ai të mos lejohet të shohë më futboll në stadium”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania