Panorama Sport (Albania)

Liverpuli i pandalshëm në Bornmëth, i arratiset Sitit +14

- STATISTIKA­T

Makineria e Liverpulit bën pluhur e hi edhe Bornmëthin: triumfi 3-0 në transfertë mban firmat e OkslejdÇem­bërlein, Keitasë dhe Salahut. Skuadra e Jyrgen Klopit është e pandalshme: 46 pikë në 16 ndeshje, vetëm dy pikë të lëna rrugës. Në Bornmëth, në stadiumin e një skuadre që vinte pas katër humbjeve radhazi, goditja vjen edhe me dëmtimin e holandezit­Ake, një pjesë e rëndësishm­e e skuadrës së Edi Haut. Mbrojtësin e zëvendëson Simpson dhe “Reds”-at dërrmojnë kundërshta­rin. Zhbllokon rezultatin Çembërlein pas një asisti të Hendersoni­t në minutën e 35-të. Dëmtohet edhe Lovren nga kampi tjetër, i zëvendësua­r nga Aleksander-Arnold i kursyer nga Klop në stol, por

Liverpuli nuk humbet asgjë sa i për- ket cilësisë së lojës. Përkundraz­i, një aksion spektakola­r i Salahut, i cili çmarkon me thembër Keitanë në minutën e 44-t dhe 2-0. Në pjesën e dytë, ky i fundit i kthen nderin sulmuesit egjiptian, i cili rigjen golin dhe buzëqeshje­n. Liverpuli e shton rekordin e pathyeshmë­risë në

Premier Ligë edhe me një tjetër ndeshje (33). Disfata e fundit e vitit 2019 ka qenë ajo e 3 janarit, në shtëpinë e Mançester Sitit, kampionëve që e shohin tashmë 14 pikë larg ekipin e parë.

– “Reds”-at kanë fituar 24 nga 25 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe kanë shënuar 2 apo më shumë gola në 23 prej tyre. Liverpuli nuk i lejoi Bornmëthit që të godiste asnjëherë në portën e Alisonit. Salah shënoi golin e 63të në ndeshjen e tij të 100-të në Premier Ligë. Vetëm Alan Shirer (79), Rud Van Nistelroi (68) dhe Serxho Aguero (64) kanë shënuar më shumë se ai në kaq ndeshje

në kompeticio­n. Egjiptiani ka realizuar 7 gola ndaj Bornmëthit, më shumë se ndaj çdo rivali tjetër në Premier Ligë. Ndërsa Çembërlein shënoi golin e tij të parë në 25 ndeshjet e fundit të Premier Ligës për Liverpulin. Për herë të fundit, ndëshkoi Sitin në janar 2018, 1 vit e 327 ditë më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania