Panorama Sport (Albania)

1700 fitore, Reali vendos tjetër rekord

-

Reali i Madridit arriti një fitore të rëndësishm­e ditën e djeshme, e cila shërbeu për t'i bërë presion Barcelonës. Por madrilenët shohin vetëm në shtëpinë e tyre dhe dje thyen disa rekorde. 1700 fitore- Zinedin Zidan duhet të jetë krenar për skuadrën e tij, pasi është e para në histori që arrin 1700 fitore në kampionati­n spanjoll. Një rekord i çmendur për ekipin e Florentino Perezit, i cili vazhdon të bëjë historinë si në Spanjë, ashtu edhe në Europë. Asnjë ekip tjetër nuk ka arritur këtë kuotë fitoresh në La Liga.

Benzema- Karim Benzema vazhdon të jetë lideri i Realit të Madridit. Prej dy sezonesh ai ka marrë peshën e sulmit dhe po udhëheq skuadrën drejt sukseseve. Në 14 ndeshjet e luajtura në këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola dhe të japë 5 asiste. Në këtë mënyrë është përfshirë në 16 gola dhe askush nuk ka bërë më mirë sesa ai në Spanjë.

Varan- Zinedin Zidan duhet të krenohet edhe më një fakt tjetër: Skuadra e tij është një makineri golash. Në formacioni­n "galaktik" thuajse shënojnë të gjithë dhe ditën e djeshme Rafael Varan gjeti golin e parë të sezonit, duke e çuar në 15 numrin e futbollist­ëve që kanë shënuar të paktën 1 herë. Ata janë: Benzema, Ramos, Rodrigo, Kros, Kasemiro, Modriç, Bejl, Valverde, Vaskez, Vinicius, Hazard, Joviç, Hames, Varan, Karvahal. Shumë pak ekipe në Europë kanë një ecuri të tillë.

Kurtua- Forca në mbrojtje është një nga pikat kryesore të ndryshimit që ka pësuar kjo skuadër. Në 6 ndeshjet e fundit, madrilenët kanë arritur 5 fitore dhe një barazim. Tibo Kurtua ka gjetur qetësinë, pasi në 8 ndeshjet që ka luajtur në La Liga, vetëm në 2 dy prej tyre ka pësuar gol. Ai ka mbajtur rrjetën të paprekur kundër Sevijes, Atletikos, Leganesit, Betisit, Eibarit dhe Espanjolit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania