Panorama Sport (Albania)

Zidan: Vinicius më pëlqeu, por s'i kërkoj gola

-

Zinedin Zidan i thur elozhe Viniciusit për ndeshjen që zhvilloi kundër Espanjolit, por thotë se Reali i tij ka ende shumë vend për t'u përmirësua­r dhe për të treguar futboll më të bukur. Trajneri francez është i kënaqur për ecurinë pozitive të javëve të fundit dhe paralajmër­on Kasemiron që të bëjë kujdes dhe të mos ndëshkohet me karton të verdhë.

VINICIUS - "E rëndësishm­e është puna që Vinicius bëri për skuadrën. Thuajse gjithçka e bëri mirë si në sulm, ashtu edhe në aspektin mbrojtës. Ai u fut mjaft mirë në ndeshje dhe e shfrytëzoi mirë. Të gjithëve na pëlqen që ai të shënojë, por duhet të punojë shumë. E rëndësishm­e është që futet në dinamikën e skuadrës. Unë nuk i kërkoj gola askujt. Në skuadër e dinë të gjithë që duhet të shënojnë për të marrë fitoret".

VËSHTIRËSI­A - "Ishte shumë e vuajtur si ndeshje. Rivali tregoi shumë gjëra pozitive në fushë dhe nuk meriton të renditet në atë vend të tabelës. Neve na mungoi rrjedhshmë­ria, mbi të gjitha në pjesën e dytë. Por rezultati është shumë i rëndësishë­m për ne".

KASEMIRO - "Ai duhet të bëjë kujdes edhe në ndeshjen e ardhshme dhe nuk e di deri kur s'duhet të ndëshkohet me karton të verdhë. Ka katër kartonë të verdhë. E rëndësishm­e është të shijojmë atë që bëmë sot (dje), pa menduar për të ardhmen".

PA HUMBJE - "Çdo ndeshje ka historinë e saj dhe ne duhet të jemi të kënaqur për ecurinë që kemi pasur. E respektuam rivalin dhe bëmë një ndeshje serioze, edhe pse mund të luanim më mirë. Kjo është e sigurt".

MODRIÇ - "Unë flas me lojtarët që lë në stol. Modriç e di shumë mirë që mund të luajë shumë ndeshje sepse fiziku ia lejon këtë. Është e vërtetë edhe që kemi shumë lojtarë në mesfushë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania