Panorama Sport (Albania)

Recital i artë, Barça dhe Mesi bëjnë spektakël

Suarez shënon një supergol, edhe Grizman pjesëtar në festë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona është rik thyer. Loja e saj tremb dhe treshja e sulmit ka gjetur gjuhën e përbashkët. Me Leo Mesin në formën më të mirë, me Suarezin në moment fantastik dhe me Grizmanin të rikthyer, katalanasi­t kanë lënë mënjanë dyshimet e fillimit të sezonit. Nuk është se Majorka ishte një ekip i lehtë, por mbrëmjen e djeshme as një ushtri nuk do t'i kishte bërë dot rezistencë Barcelonës. Dy golat e pësuar ishin e vetmja gjë negative e mbrëmjes. Barcelona fiton 5-2 me tre gola spektakola­rë të Leo Mesit, një perlë të Suarezit dhe një tjetër të Grizmanit. Katalanasi­t marrin kreun e klasifikim­it.

PA HISTORI- Parashikim­i i ndeshjes ishte i lehtë. Do të përballej skuadra më e mirë vendëse (18 pikë të fituara nga 18 të mundshme) me ekipin më humbës si vizitues (7). Ndodhi pikërisht ajo që pritej. Sfida zgjati vetëm 7 minuta, kur Grizman shënoi golin e parë të ndeshjes pas një asisti nga Ter Shtegen. Përpara se të niste ndeshja, djemtë e Mesit i dhuruan në shenjë simbolike "Topin e Artë", i cili u prit me duartrokit­je dhe brohoritje në "Camp Nou". Dhe të shohësh Mesin kaq të lumtur, do të thotë se ka rrezik për rivalët. Ashtu ishte. Valverde i besoi sërish Rakitiçit në mesfushë dhe kroati vazhdon të japë sinjale pozitive. Goli i dytë ishte një perlë e Mesit, e cila erdhi nga një goditje jashtë zone, e pandalshme për portierin Reina. Rezultati mund të thellohej më shumë, por Reina bën disa pritje, deri sa në minutën e 41-të shfaqet sërish Leo Mesi. Tjetër e majtë dhe topi ndalet në rrjetë. Budimir ngushtoi diferencën, por Luis Suarez mahnit tifozët me një finte magjike, e cila shkon në rrjetë. Ndeshja praktikish­t ishte e përfunduar.

RECITAL- Barcelona e uli ritmin, por Leo Mesi nuk kishte ndërmend të ndalej. Me fillimin e pjesës së dytë Budimir shënoi golin e dytë për Majorkën dhe të tijin personal, që mund ta mbajë mend gjithë jetën. Në fundin e ndeshjes "Pleshti" realizon të pestin për

Barcelonën dhe të tretin personal, duke parakaluar Karim Benzemanë në listën e golashënue­sve të kampionati­t spanjoll. Ishte një recital i artë, pikërisht ashtu si "Topi i Artë" i gjashtë që Leo fitoi pak ditë më parë. Mendon ende ndonjëri që nuk e meritoi?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania