Panorama Sport (Albania)

Më në fund, dritë edhe për Dinamon

-

Dinamos iu deshën shtatë muaj e tri ditë pritje që të rikthehej te fitorja. Trepikëshi­n e fundit kjo skuadër e kishte marrë ndaj Korabit në Peshkopi më 4 maj të këtij viti. Këtë sezon, pas plot 10 javësh kampionat, Dinamo ka gjetur suksesin. Skuadra e udhëhequr nga italiani Fabricio Kamarata ka marrë dje një fitore të bukur dhe mjaft të zgjuar ndaj Tërbunit. Me një gol të shënuar në çdo pjesë, blutë kanë mposhtur pukjanët, duke u kthyer reston e humbjes së fazës së parë. Çeliku shënoi golin e parë, ndërsa në golin e dytë pukjanët ranë në grackën e Kamaratës, i cili bëri ndërrimet e duhura. PJESA E PARË – Loja nis me Dinamon në sulm dhe pas 5 minutash Sefa gabon në gjuajtje. Topin ia rrëmben Mezini, i cili nis aksionin dhe pason për Dushkun që nuk gjuan dhe pason për Selenicën, por Reçi i largon sferën. Në të 14-ën miqtë ndëshkohen me dy kartonë të verdhë, e pësojnë Mezini dhe Isaraji. Goli vjen në minutën e 19-të, kur Çeliku kalon në avantazh Dinamon me një aksion fantastik. Allmeta nis aksionin që finalizohe­t me sukses nga Çeliku, i cili mposht portierin Roxhers me një parabël. Tërbuni kërkon me çdo kusht

barazimin dhe për pak sa nuk e arrin. Në të 31-ën Myrtaj kërcen fort në zonë, godet me kokë pas një harkimi nga këndi, por sfera përfundon vetëm disa centimetra jashtë kuadratit. Kapiteni Doda ekzekuton një goditje dënimi, por portieri i ri Mati bën mrekullinë.

Të njëjtën gjë bën edhe në shtesën e pjesës së parë, duke neutralizu­ar dy goditje të njëpasnjës­hme të miqve.

PJESA E DYTË - Në të 61-ën Doda kroson për Hasën, i cili godet fluturimth­i drejt kuadratit, Mati grushton me vështirësi dhe topi shkon te Hyseni, i cili me portën bosh nuk shënon. Tërbuni vazhdon të sulmojë dhe më pas ndëshkohet. Tri minuta para fundit, Pontreli, i cili gjendet ndërmjet dy mbrojtësve në zonë, pason bukur për Qoshkun dhe ky i fundit godet saktë. Festë për blutë për fitoren e parë në kampionat. Skerdilajd Sulozeqi

 ??  ?? Foto: F. Hazisllari
Foto: F. Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania