Panorama Sport (Albania)

Partizani derbi për Dajën, Jasir Jasir Asani Asani ikën ikën në në Suedi Suedi

Ylli i "demave" pritet të firmosë për AIK Stokholmin, ja prapaskena­t

- ILIR CARA

Partizani pas rikthim it të titullit kampion, që mungonte prej 26 vitesh, vendosi të ndryshojë. Trajneri që solli këtë sukses, Skënder Gega, u largua nga drejtimi dhe në vend të tij u emërua Franko Lerda. Italiani erdhi në krye të kampionëve në fuqi për të sjellë një frymë dhe zhvillim modern në lojën e Partizanit, por e vërteta rezultoi ndryshe, pasi në vend të progresit ndodhi e kundërta. Humbja në derbin e 13 dhjetorit bëri që trajneri italian të kishte të njëjtin fat si të Hasan Likës në shkurt të 2014-ës, ku edhe atij disfata në derbi i kushtoi vendin e punës. Tani Partizani është në kërkim të një “timonieri” të ri, por drejtuesit kanë vendosur që për momentin të mos nxitohen dhe skuadra të drejtohet me staf provizor, Reinaldo Kalari që ishte zv.trajner me Lerdën, bashkë me drejtorin e akademisë, Genc Tomori. Për momentin ajo që mund të thuhet më me shumë siguri është se pasuesi i Franko Lerdës në krye të stolit të kuq mendohet të jetë trajner shqiptar. Disa emra lakohen si alternativ­a, por duke parë situatën, drejtuesit e kuq po kërkojnë një ekspert vendës, i cili do të jetë i gatshëm për të bashkëpunu­ar me “demat” dhe për të realizuar synimet. Direkt pas largimit të Lerdës, favorit për ta zëvendësua­r u përfol ish-kapiteni i të kuqve, Orges Shei, i cili vjet debutoi si trajner te Skënderbeu. Por, “Panorama Sport” ka mësuar se në orët e fundit drejtuesit e klubit e kanë rritur intensitet­in e interesimi­t për trajnerin Ilir Daja, i cili aktualisht është në krye të skuadrës korçare. Burime pranë të kuqve kanë bërë me dije për gazetën se një zyrtar i klubit, që ka njohje me teknikun kryeqyteta­s të Skënderbeu­t, ka nisur bisedimet me Dajën për ta bindur atë që të marrë drejtimin e Partizanit në pjesën e dytë të sezonit. Negociatat kanë vështirësi­në e tyre, pasi, përveçse duhet të bindin Dajën, kampionët në fuqi duhet të fitojnë edhe derbin me Tiranën për trajnerin, pasi edhe bardheblut­ë kanë interes për ish-trajnerin e tyre. Por, çelësi i suksesit në këtë rast mund të jetë kush arrin të bindë presidencë­n korçare, pasi dihet se Ilir Daja është trajner i Skënderbeu­t dhe që nuk e kanë në plan për ta larguar KOMANDOHEN KALARI E TOMORI Partizani nga dje ka nisur punën për ndeshjen e radhës, ku të mërkurën do të jenë mysafirë të Teutës në Durrës. Kampionët do të zbresin në fushën e stadiumit “Niko Dovana” me një staf teknik të komanduar dhe provizor. Reinaldo Kalari dhe Genc Tomori do të drejtojnë ekipin pas largimit të Lerdës. Në skuadër është kthyer edhe trajneri i përgatitje­s atletike, Korado Sakone. Seanca e djeshme stërvitore është drejtuar nga Kalari dhe Sakone, ndërsa drejtori i akademisë, Genc Tomori, e ka ndjekur seancën pranë fushës. Largimi i stafit italian duket

se e ka çliruar grupin, pasi situata e djeshme ishte optimiste, ndonëse bëhej fjalë për përgatitje­t e para pas humbjes në derbi. Kalari dhe Sakonie e kanë mbledhur fillimisht ekipin para seancës, ku kanë kërkuar thjesht angazhim maksimal nga të gjithë, në

mënyrë që t’i mbyllin me sukses dy ndeshjet e mbetura të 2019-ës, në mënyrë që Partizani të mos humbasë më shumë terren deri në caktimin e trajnerit të ri. Jo vetëm “demat”, por edhe Teuta vjen në këtë përballje me ndryshime në stafin teknik.

 ??  ?? Ilir Daja dhe Franko Lerda
Ilir Daja dhe Franko Lerda
 ??  ?? Tomori dhe Kalari gjatë seancës së djeshme
Tomori dhe Kalari gjatë seancës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania