Panorama Sport (Albania)

Rikthimi i madh, Muça: Tirana ia ia del del me me skemën skemën e e zemrës zemrës

Egbo "SMS" Halilit: Gati të marr ekipin, në derbi ishim disa trajnerë

- OLSI TUJANI

Gentian Muça kthe het për të thyer tabutë e Tiranës. Pas dy ndeshjeve si titullar dhe kapiten në fushën e lojës, mbrojtësi është kthyer ai i mëparshmi. Lider në mbrojtje. Luan dy takime si titullar pas më shumë se tri vitesh pushim, pas dëmtimit që kaloi. Për ndeshjen derbi thotë se është diçka e madhe, sepse djemtë kthyen Tiranën te fitorja, duke ngritur moralin. Në një intervistë për "Panorama Sport" menjëherë pas ndeshjes, Muça foli për Partizanin, skuadrën, por edhe të ardhmen e Tiranës. Thotë se e ka pasur shumë të vështirë për ta parë Tiranën në derbi, duke vuajtur në fushë. Një këshillë të fundit. Skuadra duhet të vazhdojë, sepse brenda ka brumë që mund të thyejnë tabutë bardheblu.

Pas 18 takimesh ia dolët që të fitonit një derbi?

Më në fund ia dolëm në derbi. Kishim shumë kohë pa fitore, ca prej gabimeve tona dhe ca prej zotësisë së kundërshta­rit. Fitorja erdhi në një moment të rëndësishë­m. Është fitorja më e mirë këto kohë, kështu që ky triumf do të jetë motivim për të ardhmen.

Kujt ia dedikoni këtë fitore në derbi?

Falënderim­i u takon të gjithë atyre që na kanë mbështetur, që nuk na kanë braktisur. Përfshirë këtu edhe ata që kanë qenë skeptikë, apo kritikë. Ata që na kritikojnë na rrisin besimin që të ecim përpara. Kjo fitore shkon edhe për familjet tona dhe tifozërinë që është pjesë e familjes.

Një ndeshje e përgatitur në mënyrën më të mirë. Cili ishte çelësi i fitores në derbi?

Kjo ndeshje u përgatit si asnjëherë tjetër më parë për vetë faktin se kjo sfidë nuk është luajtur asnjëherë pa trajner. Unë nuk e mbaj mend një gjë të tillë. Ama udhëzimet që na ka dhënë Egboja, duke e llogaritur Emanuelin pjesë të Tiranës, ishte diçka e veçantë. Edhe në fushë, u pa gjithçka, skema, taktika, në fushë u vu skema e zemrës. Kjo ndeshje shkon për të gjithë dhe jemi të lumtur.

Keni munguar në disa derbe. Si u ndjetë?

Është e vërtetë që kam munguar disa ndeshje. Si të luash dhe të mos luash ka emocionet e veta, por kur je në stol është akoma më keq. Mungesën

në fushë sigurisht e kam vuajtur, pasi nuk mund ta ndihmoja ekipin. Por rikthimi në një derbi të tillë është fantastik, pavarësish­t se rikthimin e vërtetë e kisha me Kukësin, që nuk më rezultoi fatsjellës, por paska qenë e thënë për derbin. Është moment domethënës dhe shpresëdhë­nës.

Mendoni se kjo ndeshje është pika e kthesës për sezonin në të cilin keni pasur shumë ulje-ngritje?

Shpresoj që të thyejmë shumë tabu. Të rikthehemi tek entuziazmi, të cilin jo se

nuk e kemi pasur, por kur humbet, të prish humorin. Edhe brenda shtëpisë kur ke probleme, kalon në krizë, jo më në një skuadër futbolli. Humbjet kanë sjellë shumë probleme. Kanë pasur shumë krisje. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë nisma çdo gjëje.

Ka qenë kohë e vështirë për të gjithë. Mund të jetë Genti ai që mund t'i bëjë bashkë drejtuesit dhe tifozët?

Ndërmjetës­uesi më i mirë i kësaj historie është fitorja. Nuk ka rëndësi askush. Për aq kohë sa e kthejmë Tiranën atje ku e duan, me tifozët gjithçka është në rregull. Derbi është i rëndësishë­m, por nuk duhet të fluturojmë lart, por me këmbë në tokë. Kjo ndeshje duhet të na shërbejë për vazhdimësi­në. Partizani nga ana morale vlen më shumë, por të gjitha takimet vlejnë tri pikë. Ndeshja me Flamurtari­n është shumë e rëndësishm­e, pasi kemi lënë dy pikë në Vlorë. Ilaçi i gjithçkaje është fitorja.

E keni parë Tiranën në shumë situata. Kjo skuadër çfarë duhet të synojë?

Nuk mund të ndërhyj në punët e klubit, por duhet të zgjidhet trajneri. Grupi ofron kombinime të shumta. Kemi lojtarë që mund të luajnë kudo. Në fushë gjatë derbit nuk kishim lojtarin kryesor Hasanin dhe paçka kësaj mungese dhe të tjerëve, bëmë një skuadër të suksesshme dhe loja kishte rrjedhshmë­ri. Kemi kontingjen­tin e duhur për të vazhduar përpara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania