Panorama Sport (Albania)

Rrofshin presidentë­t, poshtë trajnerët!

- Nga GËZIM SINEMATI

Italiani i madh, Arrigo Saki, ka thënë se futbolli është gjëja më e rëndësishm­e midis gjërave të parëndësis­hme. Si do të përkthehej në "shqipen e futbollit" kjo shprehje e madhe? Apo, më troç, po të kishim edhe ne një Saki, çfarë do të thoshte për rëndësinë e trajnerit, për lojën tonë të pasur nga pabesitë? Fraza do të ishte e hidhur, por tejet e vërtetë: "Trajnerët...

"Ky është momenti fatlum për të thirrur pa mëdyshje "Rrofshin presidentë­t, poshtë trajnerët!" Kjo javë mund të pagëzohet si "vdekja klinike" për të gjithë trajnerët, si java e "orgazmës" për presidentë­t, kur tre "heronj të heshtur" flaken nga stoli... për të pasuruar listën e viktimave. Heronj pa pendesë, nga ata që të kujtojnë skllevërit e piramidave të famshme të Egjiptit, që u kishin prerë gjuhën për të ruajtur sekretin".

Italiani i madh, Arrigo Saki, ka thënë se futbolli është gjëja më e rëndësishm­e midis gjërave të parëndësis­hme. Si do të përkthehej në "shqipen e futbollit" kjo shprehje e madhe? Apo, më troç, po të kishim edhe ne një Saki, çfarë do të thoshte për rëndësinë e trajnerit, për lojën tonë të pasur nga pabesitë? Fraza do të ishte e hidhur, por tejet e vërtetë: "Trajnerët janë gjëja më me pak rëndësi, në një futboll të parëndësis­hëm, ku rëndësia e vetme mbeten presidentë­t". Dhe ajo që ka ndodhur në Elbasan, m'u në zemër të stadiumit "Arena", përgjatë ndeshjes Kukësi-Teuta, duket si zbulimi i "Gralit të shenjtë", sekretit të madh, për të cilin mbajmë ende gjallë lojën. Në një stadium të zbrazur frikshëm nga tifozët, por edhe në një javë të zbrazur nga 3 trajnerët e shkarkuar, kishte vetëm një tribunë të mbushur... ajo me presidentë. Si për të thënë se stadiumi nuk është krejt i vdekur, por ka jetë. Dhe loja është ndërtuar në një mënyrë të tillë, sa duket sikur kemi vjedhur rregullin e "Big Brother", ku çdo javë të varfrit eliminohen dhe mbeten vetëm të pasurit në stadium...

Ky është momenti fatlum për të thirrur pa mëdyshje "Rrofshin presidentë­t, poshtë trajnerët!" Kjo javë mund të pagëzohet si "vdekja klinike" për të gjithë trajnerët, të shkarkuar dhe të ngarkuar qofshin, si java e "orgazmës" për presidentë­t, kur tre "heronj të heshtur" u flakën nga stoli, si për të thënë se viktimat nuk shterojnë. Heronj pa pendesë, nga ata që të kujtojnë skllevërit e piramidave të famshme të Egjiptit, që u kishin prerë gjuhën për të ruajtur sekretin. Më shumë se një rekord fatal, largimi i 3 trajnerëve brenda 90 minutave është një funeral i bujshëm për Shoqatën e Trajnerëve, atë që jeton më gjatë, kur trajnerët "vriten" me shumicë. Po cilët ishin viktimat e paracaktua­ra? Lerda, njeriu i stolit të Partizanit, ai që befasoi edhe trajnerët më të nënshtruar të racës sonë... me shprehjen e artë: "Nuk do të hedh asnjë hap, pa pyetur drejtorin Olsi Rama", ka ikur duke marrë me vete barrën e një antipatie kampione, që nuk e kishin provuar italianët e tjerë. Kurse për largimin e Bledi Shkëmbit, që u përcoll me një breshëri golash nga Kukësi, përveç futbollist­ëve të tij, dhanë një dorë edhe arbitrat, kur pikën e bardhë të penalltisë e shndërruan në pikën e... ferrit. I fundit, trajneri grek i Luftëtarit, ai që duket sikur na e kishte borxh shkarkimin, paska lënë një pusullë para ikjes: "E dini cili është momenti që ju gëzon më shumë? Kur shkarkoni trajnerin...".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania