Panorama Sport (Albania)

Alarm për Trashin dhe Belicën, Demi zbret në fushë

Presidenti s'i ndahet ekipit, edhe dje në stërvitje

- ABDULLA DUSHKU

Partizani është i gjithi në ankth para Teutës. Sikur të mos mjaftonte humbja në derbi dhe "furtuna" në pankinë, tashmë të kuqtë duhet t'i bëjnë llogaritë edhe me mungesa. Egzon Belica dhe Lorenc Trashi rrezikojnë të mos luajnë kundër durrsakëve. Qendërmbro­jtësi është i dëmtuar (ka një shqetësim në këmbën e djathtë), ndërsa mbrojtësi i majtë i sëmurë (me grip). Edhe pse nuk ka asgjë të rëndë, koha e shkurtër në dispozicio­n nuk i jep qetësi stafit teknik. Që të dy lojtarët u paraqitën dje në kompleksin "Internacio­nal", por si vizitorë. Pas konsultës që patën me mjekët, u vendos të mos rrezikohes­hin dhe sot do të vendoset për ta.

FORMACIONI - Priten ndryshime në 11-she dhe jo vetëm prej mungesave të pritshme. Nga provat që u bënë dje në fushë prej trajnerit të komanduar Reinaldo Kalari, u pa qartë se Partizani do të ketë tjetër "look" me Teutën. Ata që nuk bindën dhe gabuan me Tiranën mund të përfundojn­ë edhe në stol dhe më të rrezikuari­t janë Romero dhe Solomon. Titullarët nuk janë fiksuar ende, por me shumë gjasë Bitri dhe Hakaj mund të jenë zëvendësue­sit e mundshëm të Belicës dhe Trashit. Nëse Belica ia del, atëherë do të jetë Bitri që do të mbetet jashtë.

STËRVITJA - Në orën 10:30 startoi stërvitja e së hënës. Ishte sërish Kalari ai që e drejtoi, me ndihmën e Sakones dhe Kapeçes. Drejtori Genc Tomori ishte gjatë gjithë kohës i pranishëm dhe e vëzhgonte nga distanca seancën. Në një kohë që përgatitës­i i portierëve u mor me "gardianët", ai atletik punoi në planin fizik. Pas 25 minutash "frenat" i mori Kalari. Gjuajtjet drejt portës dhe krosimet morën vëmendjen, ndërsa Dejan Boldor bëri disa tentativa për të perfeksion­uar goditjet me kokë drejt portës. Në fund nuk mungoi edhe një minindeshj­e mes grupit dhe skemat e provuara ishin të shumta. Gjatë kësaj seance ishin 22 lojtarë, ndërsa i veçuar si gjithnjë ishte Esat Mala, i cili vazhdon të jetë i "dënuar". Lajme të mira ka për Aldo Teqjen, që dje për të parën herë iu bashkua edhe grupit.

PRESIDENTI - Ashtu si të dielën, edhe dje në stërvitje u shfaq presidenti Gazmend Demi. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që kreu i klubit të ndiqte për dy ditë me radhë stërvitjen, duke vendosur një "rekord" personal. Ndoshta mungesa e administra­torit Olsi Rama (që gjendet jashtë vendit) dhe mbi të gjitha ajo e një trajneri, e kanë detyruar presidenti­n që të mos i ndahet ekipit. Prezenca e tij dashur pa dashur karikon më shumë grupin, në një kohë që u është bërë e qartë se kërkohen maksimumi në 180 minutat e mbetura të këtij viti. Demi ka qëndruar për më shumë se 20 minuta në Pezë. Erdhi bashkë me Lorenc Trashin dhe më pas është takuar me drejtorin Genc Tomori, duke i dhënë udhëzimet e rastit.

 ??  ?? Asani gjatë seancës së djeshme
Asani gjatë seancës së djeshme
 ??  ?? Trashi ndjek ekipin, por nuk sërvitet
Trashi ndjek ekipin, por nuk sërvitet
 ??  ?? Gazmend Demi, dje në Pezë
Gazmend Demi, dje në Pezë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania